Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Risi në seks Muzika shkakton orgazma

1. “Shi” lodrash seksuale mbi Portland
Në shtetin amerikan të Oregonit, ka rënë një “shi” lodrash seksuale. Kështu ka shkruar agjencia e shtypit Rojters, më 13 korrik, kur mbi qytetin e Portlandit janë parë lloj-lloj vibratorësh të varur nga fijet elektrike. Ata ishin kudo, mbi rrugë, mbi kryqëzime dhe supermarkete. Ende nuk e dimë se kush i ka hedhur këto lodra, ashtu si të tjerët hedhin këpucët në Vudstok, por një gjë është e sigurtë: Disa kanë qeshur e disa janë ndjerë në siklet, po askush nuk ka mbetur indiferent.

2. Mesi Grei i thur lavde vibratorit të saj
Më 27 korrik 2015, në kanalin YouTube u lançua singëlli i fundit i këngëtares soul, Mesi Grei (Macy Gray), i titulluar thjesht “B.O.B”. Mjafton t’i hedhësh një sy videoklipit me kartonë për të kuptuar se Bobi në fjalë, është në fakt vibratori i saj: “Më jep atë që dua/dhe unë dua atë…”. Kështu, pra, Bobi di t’i japë Mesit atë që ajo dëshiron dhe ajo e pranon këtë gjë. Këngëtarja 47 vjeçare, përveçse lëvdon meritat e masturbimit dhe orgazmës femërore, shpjegon në refren edhe fjalën B.O.B. “B është për bateri, O është për operated (veprim) dhe B është better (më mirë), sepse ai nuk është i ndërlikuar”. Atëherë, gratë duhet ta quajnë Bob vibratorin e tyre?

3. Orgazma muzikore ekziston
E keni provuar ndonjëherë orgazmën muzikore? Sipas një studimi të universitetit Ueslejan të Konektikatit, drejtuar nga profesoresha Psajke Lui dhe kolegu i saj Ljuk Harrison, kur dëgjon muzikë mund të të ndodhë e ashtuquajtura “orgazmë e lëkurës”. Të dy shkencëtarët kanë zbuluar se simptomat e orgazmës së lëkurës: emocionet, lot në sy, lak në fyt dhe drithërima në shpinë, prekin 5% të dëgjuesve të muzikës. “Orgazma e lëkurës ose drithërimat muzikore përbëjnë një ndjesi kënaqësie njëkohësisht universale dhe të ndryshueshme. Ajo prek pjesë të ndryshme të trupit të njeriut dhe varet nga personi dhe rrethanat në të cilat ajo shfaqet. Një ndjesi që paraqet disa karakteristika biologjike dhe psikologjike të orgazmës seksuale”, kanë shpjeguar ata.
Ata janë treguar të matur dhe kanë përdorur fjalën «drithërimë» për të evituar nënkuptimet seksuale te njerëzit që kanë marrë pjesë në studim e për të mos krijuar një imazh të gabuar të studimit të tyre. Megjithatë, kjo drithërimë mund të shkojë nga rrënqethja e mishit, deri tek eksitimi seksual te melomanët (të apasionuarit pas muzikës) më të ndjeshëm. Nga ana tjetër, profesoresha Lui e ka ndjerë këtë orgazmë të lëkurës kur po dëgjonte “Koncertin numër 2 për piano” të Rahmaninovit dhe prandaj e ka përdorur këtë pjesë muzikore për studimin. Gjithashtu ajo ka mundur të vërë re se disa masa bënin efekt, si ndryshimet e papritura të harmonisë, kreshendot dhe apoxhiaturat (notat jashtë harmonisë që bëhen me qëllim), duke shkaktuar një emocion më të fortë. Kjo ndodh sepse, gjatë këtyre variacioneve të kompozitorëve, truri ynë, i mësuar me muzikën me tonalitet, befasohet dhe ngacmohet. Truri ynë atëherë prodhon një drithërimë të shoqëruar me dopaminë, duke krijuar një efekt të ngjashëm me marrjen e një droge ose atë të marrëdhënieve seksuale. Studimi tregoi gjithashtu se orgazmat muzikore shkaktohen shumë më shpesh nëse dëgjon muzikën klasike perëndimore. Të kërkojmë falje, Xhej-Z.

Advertisement

4. Mbathjet kundër «thundrës së gamiles»
Së pari, duhet të shpjegojmë termin «thundër e gamiles». Bëhet fjalë për fenomenin e dukjes së organit seksual femëror nga veshjet e brendshme apo pantallonat e ngushta, në formën e një thundre gamileje me dy gishta. Ndërkohë që disa feministe amerikane kanë vendosur ta mbrojnë këtë fenomen, një markë mbathjesh amerikane ka vendosur të bëjë të kundërtën. Kështu, ka dalë në treg mbathjet e para kundër «thundrës së gamiles», të quajtura «Camel no», të cilat janë përforcuar përpara me një jastëk si pecetë higjienike, që të mos duken format femërore. Pra, mund të blini një palë mbathje që të mos ju duken format, vetëm për… 28 dollarë!

5. Lordët anglezë jetojnë mes seksit, drogës dhe shthurjes
Gazetat skandalistike angleze nuk bëjnë shaka kur zbulojnë të vërtetat mbi jetën private të njerëzve. Kështu, kemi mundur të shohim në detaje aventurat e fundit të bashkëpresidentit të dhomës së lordëve në Britaninë e Madhe. Në fakt, fotot dhe videot e publikuara nga “The Sun”, e kanë detyruar lordin Xhon Seuell, një skocez i martuar 69 vjeçar, të japë dorëheqjen për shkak të skandalit… Në videot e publikuara, e dëgjojmë atë jo vetëm të marrë nëpër gojë kolegët e tij politikanë, por edhe të përdorë kokainë, të lëvdojë anatominë e grave aziatike (të cilat duket se i preferon) e pastaj të rrëzohet në një divan, gjysmë lakuriq, ndërkohë që ka veshur sutjenat e një prostitute që e shoqëron dhe një xhaketë lëkure. Ledi Seuell do të jetë kënaqur shumë kur e ka parë!

6. Çantat Pussy (organi seksual femëror, në anglisht), të denja për emrin e tyre
Krijuesja e re amerikane Rejçell Feinberg, ka krijuar një koleksion çantash befasues, sepse secila prej tyre ka një formë që është e pamundur të mos njihet nga të gjithë. Forma e tyre, pra, është ajo e një vagine, bile edhe me klitorisin e praruar. Ideja i ka ardhur krijueses së tyre një të hënë në mëngjes, në metronë njujorkeze, ku ajo kishte veshur një fund dhe ishte ulur duke vënë çantën mes këmbëve për të fshehur këtë pjesë të saj. Ajo ka vënë re se edhe gratë e tjera rrotull saj bënin të njëjtën gjë, ndërkohë që burrat ishin ulur qetë-qetë me këmbët sa më të hapura që mundeshin. Ajo ka vendosur pra të krijojë çanta që denoncojnë këtë padrejtësi dhe që zëvendësojnë vizualisht vaginën që fshehin. Për disa qindra dollarë (275-895$) ju mund të blini këto çanta moderne prej lëkure, me imazhin intim të gruas.

7. Emi Shamer shokon «Luftën e yjeve»
Numri i korrikut i revistës amerikane “GQ” ka bërë bujë duke përzier bashkë dy subjektet me të nxehta të momentit: Komedinë e re antiromantike me aktoren Emi Shamer dhe daljen e serive të reja të «Luftës së Yjeve» (Star Vvars). Shameri është bërë tashmë e njohur me filmin e saj dhe ka dalë në kopertinën e revistës duke lëpirë gishtin e C-3PO. Brenda revistës e shohim kur shkon me dy personazhe të filmit dhe shoqërinë në një bar për gei, pastaj ndërsa pi një cigare topless në shtrat me R2-D2 dhe C-3PO. Me një fjalë, këto janë imazhe zbavitëse, por drejtuesve të serialit me role mashkullore dhe femërore klasike, të krijuar nga Xhorxh Lukasi për një publik 12 vjeçarësh, nuk u ka pëlqyer fare kjo dhe e kanë shprehur publikisht në Tvvitter: @RogueKnite Lucasfilm & Disney nuk e aprovon, nuk ka marrë pjesë ose pranon përdorimin e pavend të personazheve tonë në këtë mënyrë-Star VVars (@starvvars) 16 korrik 2015.
Megjithëse Emi ka një sjellje të tepruar për studiot Disney, për fat të keq, e keqja është bërë: Ajo ka futur në gojë, para të gjithëve, një shpatë lazer. Jedit nuk do ta marrin dot më veten!

8. Darth Vibrator
Aktorja e filmave X, Kajla-Xhejn Denxher, ka provuar se i pëlqen të luajë me teknologjinë e re, duke krijuar një skulpturë gjigande 2 metroshe Darth Vador, e bërë e tëra me vibratorë! Për projektin e saj erotik, aktores i janë dashur 3000 vibratorë. Kështu, ajo ka krijuar skulpturën e pagëzuar me emrin «Darth Vibrator», që do të ekspozohet së afërmi në zyrat e shoqërisë së prodhimit të filmave porno Vvood Rocket, në Los Anxhelos.

9. 50 cent falimenton
Reperi amerikan 50 Cent, sapo është dënuar për një çështje të vitit 2009, vit ku ai ka publikuar një video seksuale të reperit Moris Murrei me Lastonia Levinstonin, ish-e dashura e rivalit të tij, Rik Ros. Është pikërisht Levinstoni që e ka përjetuar keq këtë gjest dhe e ka hedhur në gjyq 50 Centin, duke kërkuar prej tij 15 milionë $ dëmshpërblim. 50 Centi është dënuar të paguajë një gjobë prej 5 milionësh dhe 2 milionë dëmshpërblim, por ai ka kërkuar para disa ditësh të shpallte falimentin personal, për të mos paguar shumën. Ai ka shpjeguar se manifestimi i pasurive të ndryshme nga ana e tij ishte thjesht «spektakël». Mund të themi se 50 Centit i përshtatet emri që ka.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

A mund të më marrë i fejuari në Angli?

Advertisement