Duke e ditur se si funksionon bota e Shovv Bizzit, duhet të na kishte vajtur mendja se e gjithë “tymnaja” e ngritur rreth çështjes së ndarjes Tuna-Cozman, do të kishte qenë thjesht një lojë e sajuar nga vetë ata, por e llogaritur më së miri. Një lojë që do të çonte “ujë” në burimin e tyre duke e kthyer edhe njëherë tjetër vëmendjen nga vetja.
Sidoqoftë, duhet pranuar se ishte një lojë e bukur, duke qenë se thuajse të gjithë ne e besuam ndarjen e bujshme. Një skenar si nëpër filma: shfaqen të dy të dëshpëruar në fotot që postojnë, Tuna afrohet me të ëmën, Cozmani shkon te familja e tij në Londër. Tuna vendos statuse në faqet e saj në rrjetet sociale në lidhje me ndarjen e tyre dhe në fund vjen surpriza, ku Tuna dhe Cozmani shfaqen në foto bashkë në Londër, shumë të lumtur madje. Këngëtarja ka udhëtuar kohët e fundit drejt Londrës dhe një mbrëmje ata janë parë së bashku në një prej klubeve atje.
Por, krahas rikthimit me Cozmanin, një tjetër kureshtje ka të bëjë faktin se kë ka në krah Tuna. Bëhet fjalë për një reper amerikan të astuquajtur Zebra Katz, i cili duket të jetë i afërt me këngëtaren, por jo aq sa do të donte ndoshta, për shkak të prezencës së Cozmanit.
Advertisement