Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shpjegimi i endrrave tuaja...
Na pengon ish-i dashuri të biem sërish në dashuri?
I mora lekët për vete!

Na pengon ish-i dashuri të biem sërish në dashuri?

Jo shumë kohë më parë, gratë flisnin për ish-in e tyre me bezdi apo mëri, por sa më rrallë të mundeshin, kurse sot nuk është gjë e rrallë që ai të futet pa problem në bisedat e përditshme. Në fakt, ish-i dashuri, ish-i fejuari apo ish-burri bën pjesë gjithnjë e më shumë në peizazhin e jetës sonë të përditshme, deri në atë pikë sa, në SHBA, i kanë dhënë edhe një emër: “frex”, bashkim i “friend”-shok dhe “ex”-ish. Përfaqëues të këtij fenomeni janë dy VIP-a të njohur, Gineth Paltrou dhe Kris Martini, të cilët kurrë më parë nuk janë marrë vesh më mirë dhe nuk janë takuar kaq shpesh sesa tani që janë të ndarë. As miq, as të dashuruar, bashkëpunëtorë, por pa qenë vëllazërorë… Megjithëse ky term nuk ka hyrë ende në gjuhën tonë, nuk është i rrallë ky fenomen, tani që njerëzit ndahen, dashurohen dhe martohen shumë më shpejt se dikur, duke krijuar fenomenin e familjeve të përziera…

Sipas psikologes…
Sipas psikologes franceze, Izabela Karlani, “Në këtë drejtim ndikojnë familjet e përziera, të cilat janë një fenomen që në fillim u bënë diçka e zakonshme e pastaj, normale. Në kohën tonë, ke apo nuk ke fëmijë, nuk ndahesh më në mënyrë aq radikale sa më parë”. Edhe marrëdhëniet dashurore nuk kanë të njëjtën simbolikë dhe intensitet sa në të kaluarën. Dashuritë virtuale dhe lehtësia me të cilën krijohen e prishen lidhjet kanë krijuar breza shokësh, që bëjnë dashuri për disa kohë, pastaj nuk bëjnë më e pastaj bëjnë përsëri, pa ndikuar shumë në jetën e tyre.
Në dashuri, ashtu si në punë, intensiteti i dobët i lidhjeve dhe konsensusi kanë tendencë të zëvendësojnë pasionin e dikurshëm. Është një fenomen social i vërtetë, thotë psikologia. Sot njerëzit kanë “ish-ët e vet”, ashtu siç kanë “grupin e shoqërisë”. Sot, akti seksual nuk ka më atë vlerë dhe nuk krijon më atë lidhje si më parë, pra, i përket më shumë sferës së shoqërisë. Shumë vajza të reja sot flasin për partnerin e tyre si për një shok, apo shoqe, pra, nuk është çudi që, kur marrëdhënia seksuale merr fund, afërsia vazhdon.

«Frex»-i është burri ideal?
Ana tregon:
«Kam 15 vjet që e njoh Tonin. Kemi qenë të lidhur vetëm tre vjet, por ai më ka njohur kur ishim të vegjël, jemi rritur bashkë, ai njeh të dashurin tim, unë njoh gruan e tij dhe, megjithëse nuk dalim të katër së bashku, na ndodh, herë pas here, të pimë një kafe bashkë. Është diçka e rëndësishme për mua».
Anxhela:
“Ish-in e kam si një shok të ngushtë gei, por më mirë. Megjithëse e kemi kaluar stadin e seksit prej shumë kohësh, kujtimi i joshjes që qëndron mes nesh na bën të ndjehemi më të sigurtë».
Sipas psikologes…
Nuk është çudi! Kjo lloj lidhjeje është një «homeopati emocionale», mes ndarjes dhe lidhjes së vërtetë. Ish-i të bën të ndjehesh e sigurt. Kjo është një lidhje tranzicioni që mund të të shërbejë kur gjendesh bosh, bile edhe një këshilltar i çmuar.

Advertisement

Ema, 29 vjeçe
«Andi është 11 vjet më i madh se unë. Isha shumë e re kur u takuam, por sido që të jetë, ai është shumë më intelektual e më i pjekur se unë dhe ne vazhdojmë të takohemi, sepse unë mësoj shumë gjëra prej tij. Ai më flet për teatrin, muzikën klasike… Pastaj, ai më jep eksperiencën e tij prej burri të pjekur. Falë këshillave të tij, arrij të gjej djalin e duhur për mua mes atyre që nuk ia vlejnë».
Me një fjalë, një ish na njeh, por nuk na gjykon, na këshillon dhe na bën të ndjejmë siguri e besim në vetvete, ai është i pranishëm, pa qenë i gjithëpranishëm. Me të nuk ke frikë se gabon, përderisa me të i ke provuar të gjitha… Atëherë, ish-i duket si burri ideal, apo jo?! Në këtë rast, përse u ndamë?

Frika nga vetmia
Megjithëse ndarja paqësore është gjithmonë më e preferueshme se lufta e hapur, lidhja që ruajmë me ish-in mund të fshehë në vetvete shpresën e një ribashkimi, frikën se mos mbetemi vetëm, ose një posesivitet që nuk duhet të ekzistojë. Sido që të jetë, është shenjë që nuk e kemi mbyllur këtë kapitull për të filluar një jetë të re.
Sipas psikologes…
«Për të përparuar në jetë dhe në dashuri, që të nisë kapitulli i ri, duhet mbyllur i vjetri. Nuk është e lehtë në një kohë kur ndarjet, qofshin ato ekonomike, profesionale, familjare, dashurore dhe miqësore shumëfishohen, duke lënduar egon dhe besimin tonë në vetvete. Ndarja të lëndon dhe, meqë njeriut nuk i pëlqen të vuajë, ai e shtyn sa të mundet atë. Në mënyrë figurative do të thoshim se ne lëvizim thikën në plagë dhe kështu, ajo nuk do të shërohet kurrë. Sepse, ai që është shkaktari i lëndimit tonë në dashuri nuk mund të jetë edhe terapeuti!». Kështu, edhe kur ndarja bëhet me marrëveshje të përbashkët dhe kalon relativisht pa vuajtje, psikologët janë unanimë: «Ajo duhet të pasohet nga një periudhë pauze afektive që të jep mundësi të përballesh me veten dhe me frikën që na mban pranë dikujt me të cilin nuk jemi më të dashuruara».
Sara, 33 vjeçe:
«M’u deshën tre vjet që të kuptoja se lidhja me ish-in më pengonte të angazhohesha plotësisht në lidhjen që kisha krijuar me burrin që dashuroja dhe për të cilin kisha lënë ish-in. Kisha frikë se gaboja, se do të humbisja dashurinë e vërtetë, se nuk do ta shihja më atë burrë që e doja përsëri, në një mënyrë ndryshe… Në mënyrë të pandërgjegjshme kisha edhe frikë se ai do të më zëvendësonte me një grua «më të mirë» se unë. Gjatë tre vjetëve jam takuar me ish-in çdo javë, duke vënë në rrezik edhe lidhjen time të re. Pastaj, ai takoi një grua tjetër dhe ndryshe nga unë, u shkëput menjëherë prej meje për të jetuar deri në fund lidhjen e re. Aty, vuajtja që më sillej rrotull që prej tre vjetësh, ma pushtoi krejtësisht zemrën, por më lejoi të kuptoja ndjenjat reale kundrejt ish-it: Në fakt, nuk ishte ai që nuk arrija dot ta lija. Unë nuk ndahesha dot nga lidhja jonë shumë të ngushtë, romantike dhe mjaft luftarake. Më shumë se frikë nga braktisja e tij, kisha frikë se mos humbisja ëndrrat e mia të adoleshencës. U poqa më shumë kur pranova që lidhja jonë e jashtëzakonshme kishte marrë fund dhe kjo nuk më pengonte të isha e lumtur me dikë tjetër. Sot kam një lidhje të shëndetshme me partnerin tim dhe me ish-in. Shihemi ndonjëherë, jo për të folur për të shkuarën si më parë, por për të kujtuar shijet e përbashkëta dhe për të ndarë thjesht momente të mira me të».

Atëherë, është më mirë të ndaheni apo të mbeteni miq?
Sipas psikologes
“Me ish-in nuk mbetesh, por bëhesh mik. Për të qenë mik me të, duhet së pari të vendosësh paqe me ndjenjat e tua. Si mund të shpresosh të kesh një lidhje të sinqertë me dikë, nëse nuk je e sinqertë me veten? Kur mbyll sytë dhe mbetesh mik me ish-partnerin, kjo nuk të pengon gjithmonë të biesh në dashuri me dikë tjetër, por rrezikon kot të bësh krahasime në favor të ish-it, pra, harron shpejt arsyet pse je ndarë prej tij. Kështu, duhet t’i bëjmë vetes pyetjet e duhura dhe t’u japim përgjigjet e sinqerta: «Pse e mbajmë akoma në jetën tonë? Jemi ende të dashuruara me të? Kemi frikë të rrimë vetëm? Nëse përgjigjet janë pozitive atëherë duhet thënë «jo». Pra, nuk duhet të jemi miq me ishin.
Kjo gjë është e mirë për të rindërtuar jetën tonë, pa ndihmën e tij, pa vështrimin e tij, sado i kujdesshëm dhe i mirë të jetë dhe pa të shkuarën e përbashkët, që ngelet aty, edhe sikur ai të mos jetë më. Vetëm duke paguar këtë çmim, do të mund të biem në dashuri me dikë tjetër… i cili një ditë mund të jetë gjithashtu një ish-i mrekullueshëm”.

Atëhere, sa kohë duhet për të harruar një ish?
Në këtë drejtim nuk ka formulë, megjithëse ka matematicienë që përpiqen ta gjejnë edhe këtë! Disa njerëz thonë se duhet «gjysma e kohës që ke kaluar me të», të tjerë «një muaj për çdo vit të kaluar në praninë e tij». Por çdo njeri është i veçantë dhe ka kohën e vet të shërimit nga kjo plagë. Atëherë, kur të keni anashkaluar ish-in, marrëdhënien tuaj dhe nuk ndjeni më dhimbje kur flisni për to, atëherë dijeni se ka ardhur koha e duhur për të filluar një lidhje të re, duke shpresuar se keni nxjerrë mësimet e duhura nga e kaluara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

I mora lekët për vete!

Advertisement