Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Muaji i lindjes ndikon te sëmundjet

Lum si ata që kanë lindur në maj! Një studim i ri ka treguar se të lindurit në këtë muaj kanë më pak mundësi të sëmuren. Kjo nuk ka lidhje me horoskopin! Këtë gjë e ka konfirmuar një studim serioz, i kryer nga universiteti i Kolumbias, SHBA, nëpërmjet një metode përllogaritjeje që lidh muajin e lindjes dhe rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Edhe një studim tjetër i mëparshëm kishte treguar se stina e lindjes ndikonte në sjellje dhe humor, por tani është shëndeti ai që ka tërhequr vëmendjen e studiuesve. Këta të fundit kanë përdorur një lloj algoritmi për të ekzaminuar të dhënat mjekësore të banorëve të Nju Jorkut dhe kanë zbuluar se 55 sëmundje janë të lidhura drejtpërdrejt me muajin e lindjes.
Në përgjithësi, studimi ka treguar se fëmijët e lindur në maj kishin rrezikun më të ulët të sëmundjeve, ndërsa ata të lindur në tetor, rrezikun më të lartë. Rreziku i astmës është më i lartë te të lindurit në korrik dhe tetor, ndërsa ata që lindin në nëntor, rrezikohen më shumë nga ADHD (sindroma e mungesës së vëmendjes). Fëmijët e lindur në mars rrezikoheshin më shumë nga problemet e zemrës, si insufiçensa kardiake, aritmia, ose probleme me valvulat, ndërsa në përgjithësi, të lindurit në dimër rrezikohen më shumë nga problemet neurologjike.
Studimi i publikuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Informatikës Mjekësore, ka vënë bashkë 1688 sëmundje dhe datat e lindjes dhe historikun mjekësor të 1.7 milionë pacientëve të trajtuar në Spitalin Presbiterian të Nju Jorkut nga viti 1985-2013. Në fillim u morën në konsideratë vetëm sëmundjet individuale, si ADHD dhe astma, duke sugjeruar një lidhje mes stinës së lindjes dhe shpeshtësisë së tyre, por duke parë se nuk ekzistonte një studim më i gjerë, ai u shtri edhe më tutje. Kërkimi ka konfirmuar 39 lidhje të përmendura më parë në literaturën mjekësore dhe ka zbuluar edhe 16 lidhje të tjera, ndër të cilat, 9 sëmundje zemre, shkaku kryesor i vdekjeve në SHBA. Në fund, studiuesit kanë bërë teste statistike për të vërtetuar se lidhja mes 55 sëmundjeve dhe muajit të lindjes nuk ishte e rastësishme. “Këto të dhëna mund t’i ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë faktorë të rinj në rrezikun e sëmundjeve”, ka thënë autori i studimit, Nikolas Tatoneti, asistent profesor për informatikën biomjekësore në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Kolumbias. Por, para se të planifikoni një vizitë mjekësore, studiuesit kanë paralajmëruar se rreziqet e identifikuara nuk janë kaq të larta sa të shkaktojnë shqetësime, ose t’ju shtyjnë të vraponi menjëherë te doktori për t’i parandaluar ato. “Rreziku i lidhur me muajin e lindjes është më i vogël dhe ndikon më pak në shëndet sesa dieta dhe ushtrimet fizike”, ka thënë Tatoneti. Me një fjalë, nuk duhet të shqetësohemi edhe aq për muajin e lindjes, por duhet të bëjmë fizkulturë dhe të hamë mirë.
Studiuesit kanë në plan të vazhdojnë studimet edhe me të dhëna të ardhura nga shtete të tjera të SHBA-së dhe jashtë saj, për të parë si ndikojnë në shëndet ndryshimi i stinës dhe faktorëve të mjedisit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Faith Johnson: Edhe në Shqipëri ka Xhastin Bibera!

Next Post

Test: Dini si të kujdeseni për lëkurën tuaj?

Advertisement