Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

M’i morën paratë nëpërmjet internetit

Shumë e nderuar redaksi e gazetës “Intervista”, historia që do t’ju tregoj sot, më ka ndodhur përpara disa viteve. Është një trend i ri që po ndodh kudo dhe dua ta rrëfej këtu në gazetën tuaj që të parandalohet dhe të tjerë shqiptarë të mos bëhen viktima si puna ime. Historia që do t’ju tregoj, ka lidhje me mashtrimin e kohëve moderne që bëhet në internet. Ka ndodhur përpara 2 vitesh kur isha 16 vjeç. Unë jam nga Gramshi dhe njëherë, siç isha duke lundruar në internet, në një faqe të huaj, rastësisht më doli një tabelë që thoshte: “Ju keni fituar 10 milionë $. Jeni i pari që e shihni këtë mesazh, klikoni këtu të plotësoni të dhënat tuaja përpara se dikush tjetër ta bëjë e t’ju marrë paratë tuaja”.
Isha shumë i entuziazmuar, thashë “më në fund, problemet e mia do marrin fund”. U gëzova jashtë mase sa u hodha përpjetë nga gëzimi në internet kafe ku isha dhe të gjithë po më shihnin të habitur. Gramshi është një qytet i vogël dhe nuk jemi rrahur me këto gjëra. Këto llotari fallso e kanë shumë të lehtë të gjuajnë për viktima qytetet e vogla dhe të varfëra të Shqipërisë. Unë tani që kam kuptuar gjithçka, më duket vetja budalla dhe do të doja shumë ta ktheja edhe njëherë kohën prapa, ta zhbëja të gjithë ata dëm moral dhe ekonomik që i bëra familjes sime. Megjithëse çdokush të ishte në vendin tim, që vinte nga një vend provincial, do të ishte mashtruar lehtë si unë. Fatkeqësisht, unë atëherë isha shumë i vogël, i padalë, pa shkollë të lartë. Tani që kam dalë jashtë shtetit në emigrim, ia kam kuptuar të gjitha hilet jetës e jam bërë më i zgjuar. E nejse, kthehemi aty ku e lashë…
Jetonim vetëm me pensionin e babait, që, kur e kujtoj tani, s’më bën gishti të shtyp tastat e tasierës e të shkruaj fjalën “pension” se më ngec në fyt, pasi i mora në qafë të shkretët atëhere. Sapo mora lajmërimin, futa e-mailin tim, u lidha me një mësuese angishteje për t’u lidhur me “kompaninë që do të më jepte paratë”. Kisha një zyshë anglishteje në lagje dhe i thamë asaj. Mua dhe mamit s’po na marrte gjumi dhe mezi po prisnim të gdhihej, që të shkonim ta takonim. Pasi e takuam e ia sqaruam situatën, i kërkuam të na ndihmonte e ta mbante disi të fshehtë pasi nuk donim ta merrte vesh gjithë Gramshi. I thamë gjithashtu se pasi të merrnim paratë e fituara, ajo do të kishte pjesën e saj. Ajo pranoi me shumë kënaqësi dhe filluam menjëherë të plotësonim dokumentet që na kërkonin. Ata ishin mashtrues profesionistë, me faqe internet që i mbaronte me “org” në fund e shumë detaje të tjera që zyshës, e cila nuk kishte bërë ndonjëhere me raste të tilla, nuk i lanë vend për të dyshuar. Hapëm emailin për të parë kërkesën e tyre dhe se çfarë ata kërkonin. Ata donin informacione shumë personale, emrin tim, mbiemrin, emrin e babit, nënës, kartën e identitetit, adresën, telefon etj. Ju lutem, mos më gjykoni, por unë idioti, bëra çfarë thanë ata dhe ua dhashë. I plotësova madje me shumë kujdes. Ata ishin shumë të nxituar, dërgonin mesazhe shumë shpejt. “I morëm të dhënat tuaja me sukses”. Pastaj kaluan te hapi tjetër dhe më përfundimtari, që unë atëhere mezi e prisja. Më thanë: “Do t’i dërgojmë milionat nesër me VVestern Union. Urime!”.
Mua dhe mamit sa nuk na pushoi zemra, ishim të padjallëzuar e thamë “më në fund do jetojmë edhe ne një ditë të lumtur. Erdhi edhe dita jonë”. Mezi po prisnim ditën e nesërme që të merrnim paratë, por pamë emailin, nuk kishte asnjë mesazh si “jua dërguam paratë” ose diçka tjetër. Morëm edhe një herë atë zyshën e anglishtes dhe në fund të adresës së tyre, gjetëm një numër telefoni. I telefonuam një numri me një prefiks afrikan dhe na doli një zë burri, një zë i urryer, që s’më shqitet nga mendja. Ai nuk dinte të fliste mirë anglisht, e fliste me shumë gabime. E pyetëm në anglisht se ku ishin paratë tona. “Do t’jua dërgojmë, do t’jua dërgojmë, por na ka dalë një problem dhe do të lidhemi me ju me email, t’jua shpegojmë situatën se çfarë ka ndodhur”.
Pak më vonë na kishin dërguar email dhe na thonin që “nuk mund t’jua dërgojmë paratë në pikën e VVestern Union në Gramsh, pasi nuk mund të dërgohen me një transaksion të vetëm aq shumë para. Ne nuk mund t’i dërgojmë pjesë-pjesë se, sipas kushteve tona, duhet të tërhiqen të gjitha përnjëherësh”. Ne u mërzitëm shumë, por edhe u çuditëm se si e njihnin adresën e VVestern Unionit në Gramsh, e njihnin personin, rrethin e të dhëna të tjera. Siç e kuptoni edhe ju, lexues të nderuar, ata i dinin shumë mirë rregullat. Ky grup mafioz, duket që nuk e kishte herë të parë që bënte të tilla gjëra. “Po si i bëhet tani?”, e pyetëm ne.
“Ka një zgjidhje, na shkruan ata. Ne mund t’jua dërgojmë në rrugë private me një avion që shkon për në Greqi e kalon nga ju. Avioni do të ulet edhe në Rinas, por ka një tarifë prej 500 eurosh dhe duhet ta parapaguani, se është shërbim që kushton dhe nuk është në dorën tonë”.
Unë u shkrova menjëherë që: “Jo, do të paguajmë, do t’i gjejmë paratë”.
Ne vajtëm menjëherë në një bankë dhe kërkuam kredi 500 euro. Ata nuk na e miratuam se ishim pa punë e nuk kishin siguri se do t’i paguanim. Kaluam ankth e stres pa gjumë e thamë “obobobo na ikën lekët”. Më pas, një miku ynë na sugjeroi një shoqëri kredish private që po na e ha shpirtin edhe sot e kësaj dite. Mezi i morëm 500 euro! Më pas ua dërguam me VVestern Union në adresën që na dhanë ata në Afrikë. Lekët i kishin marrë kur pas nja 30 minutash, na erdhi një mesazh: “Si ka mundësi që u treguat kaq trapa?”. Mesazhi ishte në shqip. Neve sikur na u përmbys bota! Si mund të ekzistojnë njerëz kaq të këqinj dhe kriminelë që përfitojnë e tallen me familjet e varfëra?!
E dimë që ishte i gjithi faji ynë, por unë, që nga ajo ditë, kam pasur probleme psikologjike se m’u bë fiksim që na mashtruan. Lekët me djersë e gjak mezi i shlyem, por gabimin më të madh e bëmë që nuk shkuam në polici ta denonconim, pasi para shumë vitesh, kemi qenë shumë injorantë nga skamja e kushtet e vështira ekonomike dhe shumë njerëz thoshin: “mos shkoni se policia nuk ka struktura kaq të specializuara”. Në fakt jo më larg se parvjet doli një strukturë për mashtrimet kibernetike. Unë, o miqtë e mi të gazetës, kam mësuar se Afrika quhet ndryshe edhe zona e mashtrimit. Aty ligjet janë shumë të dobëta dhe krimet janë shumë të vështira për t’u gjurmuar, madje si puna ime i kishte ndodhur edhe një shokut tim që ishte nga Korça e që e kam pasur shok në fakultet. Ai në rastin e mirë e kishte denoncuar, por prapë policia jonë nuk ka nivel që të hetojë aq profesionalisht. Kishin arritur vetëm në një konkluzion që mashtruesit ishin disa shkodranë që jetonin në Afrikë dhe organizonin llotari e shpërndanin emaile fallco. Ata studionin familjet ekonomike të dobëta nga Shqipëria… Unë dua t’ju them: Ju lutem, mos u besoni të tilla emaileve. Raportojini dhe mos u kushtoni vëmendje sepse duan vetëm të vjedhin lekët tuaja. Unë nga kjo gjë nxora një mësim që kur fiton diçka, asnjëherë nuk ke pse paguan.
Më dhemb shpirti nga ideja që këto gjëra vazhdojnë, se para disa ditësh prapë pashë të tilla njoftime në internet e nuk dua të mashtrohen të tjerë. Unë dola shumë keq para familjes dhe u bëra pengesë se i dëmtova financiarisht. Kini shumë kujdes se ka akoma njerëz që e hanë si unë atëhere. Unë, u kam lënë Zotin e i kam mallkuar me gjithë fuqinë e shpirtit ata njerëz pisa, që përdorin dobësinë për fitim. Ruhuni. Faleminderit shumë gazetës “Intervista” që më dha mundësinë të shprehesha për herë të parë për këtë dhimbje që e kam akoma në shpirt…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A trashëgohet verbimi?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement