Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka zënë lia për së dyti?

 

– Përshëndetje doktoreshë Mira. Jam një vajzë 14 vjeçe. Para 10 ditëve m’u shfaqën disa puçrra në kraharor, por nuk ishin të skuqura. Një ditë tjetër më dolën pak edhe në bark. Gjatë kësaj kohe, kisha temperaturë 38 gradë dhe dhimbje koke. Ndërkohë unë bëra edhe dush dhe kur shkova të vizitohesha ditën tjetër, u mbusha gjithandej me puçrra. Doktori më tha se më kishte rënë lia e dhenve, mirëpo unë, kur kam qenë e vogël, e kam kaluar një herë. Ai më dha një recetë me pudër dhe një ilaç me kokrra të quajtur Acyclovir, të cilin pas ca ditësh nuk e përdora më, sepse më jepte shumë kruarje dhe të përziera. Sot janë bërë 8 ditë dhe vetëm disa nga puçrrat kanë vendosur kore, por, kur u bie korja? Akoma kam puçrra me ujë mjaft të mëdha të cilat as nuk vënë kore, por as nuk plasin. Çfarë duhet të bëj? A mund të më thoni ju lutem edhe sa ditë duhet të pres që puçrrat të më zhduken plotësisht? A duhet të bëj dush? Më kanë thënë të mos lahem, sepse ngelen shenja. A është e vërtetë kjo? Ju lutem, më ktheni një përgjigje këtë javë.

Dr. Mira Xhixha, alergologe: – E nderuar 14 vjeçare, uroj që problemi juaj të jetë zgjidhur tashmë, pasi kanë kaluar mjaft ditë. Me përshkrimin që më bëni në letrën tuaj, ka shumë mundësi të jetë nga Varicela (apo lia e dhenve) dhe mjeku ju ka diagnostikuar saktë. Varicela është sëmundje infektive fëminore dhe, pas kalimit të saj, mbrojtja në organizëm do të jetë afatgjatë (për gjithë jetën).

Advertisement

– Në disa raste, është e lehtë dhe zgjat dy javë, por në raste të tjera, sëmundja bëhet më e vështirë dhe mund të kërkohet shtrimi në spital, për të cilin vendos mjeku. Pas shërimit të saj nuk ngelet asnjë shenjë në lëkurë, prandaj mos kini merak. Bëjnë përjashtim rastet kur mbivendosen infeksionet mbi elemente e variceles. Nëse vazhdoni të keni shqetësime, mos hezitoni të më shkruani, ose të vini në një vizitë të drejtpërdrejtë në Poliklinikë.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Afrim Muharremaj: Bashkudhëtarja ime është muzika

Next Post

Faleminderit që ekziston...

Advertisement