Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Marr insulinë, por nuk më ulet sheqeri

– Dr. Dashamiri, unë jam Merita, 42 vjeçe. Qëkur kam lindur fëmijën e dytë, para pesë vjetësh, më është shfaqur diabeti. Që në fillim më kanë mjekuar me insulinë, por edhe pse po përdor insulinë tre herë në ditë, nuk kam asnjë përmirësim dhe sheqeri mbetet gjithmonë i lartë. Momentalisht kam dhimbje të fortë të këmbëve. Pasi eci 50 metra, filloj të çaloj dhe kam rënie në peshë rreth 50 kilogramë që nga shfaqja e diabetit. Ju lutem, më thoni çfarë mund të bëj, pasi nuk ndihem mirë psikologjikisht…
Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar Merita, ju kuptoj drejt për gjendjen në të cilën ju jeni dhe më vjen shumë keq që ju konsideroheni si një rast i pamjekuar mirë. Unë nuk mund ta zbërthej të gjithë hartën e problematikave ose më mirë se çfarë nuk ka funksionuar në mosndjekjen tuaj të rregullt, por duhet të kuptoni se suksesi dhe mossuksesi i mjekimit ndahet mes trupës mjekësore që bën ndjekjen dhe të sëmurit që është i detyruar të bashkëpunojë me bluzat e bardha. Pa i hyrë analizës së mëtejshme të faktorëve negativë, ju bëj me dije se sot janë të gjitha mundësitë që për një sëmundje siç është diabeti, në një periudhë të shkurtër kohore dhe jo 5 vjet sa thoni ju, mund të arrihet një ekuilibrim. Fakti që keni humbur shumë peshë më krijon bindjen se sëmundja ka qenë shumë agresive në rastin tuaj. Po i tillë duhet të kishte qenë edhe reagimi me barna dhe mjekim.
– Marrja e insulinës si terapi bazë është e suportueshme dhe e gjej me vend, por ndoshta nuk janë zgjedhur tipet dhe dozat e duhura të insulinave. Ka disa forma të mjekimit me insulinë të cilat përcaktohen në mënyrë specifike nga mjeku diabetolog dhe në varësi të çdo rasti. Tentoj të jem më i kuptueshëm me ju, pacientët dhe të gjithë lexuesit në tërësi. Nuk presupozohet se ju do bëheni mirë vetëm se ju po shpoheni apo po merrni mjekimin me insulinë. Ashtu si për çdo gjë, edhe këtu duhet një përllogaritje e saktë e insulinës dhe e shpërndarjes së saj në varësi të vlerave të sheqerit dhe gjendjes së të sëmurit. Nisur nga çka më shkruani, ju kuptoj që jeni e dekurajuar, por mendoj se duhet të ktheni optimizmin në ditët tuaja, duhet të ndryshoni stilin e jetës, duhet të bëheni më të përgjegjshëm, tek ushqyerja, aktiviteti fizik e monitorimi i vlerave të sheqerit. Mos harroni asnjëherë kryerjen e kontrolleve periodike te mjeku dhe e sigurtë është që në rastin tuaj duhet të vlerësojmë edhe pasojat që mund të ketë lënë diabeti, por edhe problematikat e tjera jashtë tij.
– Infeksionet janë shumë të shpeshta ndër diabetikë dhe nëse nuk mjekohen, shpesh bëhen shkak për rëndim të vetë diabetit dhe organizmit në tërësi. Për ankesat lidhur me dhimbje të këmbës që shoqërohet me çalim pas një ecjeje të shkurtër, do të ishte mirë që të bënit një kontroll dhe me mjekun e enëve të gjakut për të përcaktuar saktë nëse kemi dëmtime të qarkullimit të gjakut në gjymtyrë dhe a kemi të bëjmë me dëmtime të arterieve periferike. Ju bëj me dije se dëmtimi i enëve të gjakut dhe nervave në gjymtyrë është shpesh shkak i krijimit të plagëve, infeksioneve, gangrenizimeve etj. Fatkeqësisht, komplikacione të tilla përfundojnë në amputime apo gjymtime te pacientët diabetikë. Lutem të më shkruani sërish rreth gjendjes suaj. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

GBMC: Burrat e mbajnë fjalën, çunakët premtojnë

Next Post

Ku dallojnë puçrrat nga aknet?

Advertisement