Të njoha krejt papritur një ditë të brishtë vjeshte, atë ditë kur të kisha parë në një ëndërr të gjatë. Ti që më jepje ngacmime të lehta, më shkatërrove… Të vështroja gjithmonë tek të shihja me pamje serioze, me dy sy ironizuese që shprehnin një botë të tërë me dashuri. Të shihja me habi e hutohesha te fytyra jote magjepëse. Para saj unë s’mund të rezistoja. Të shihja e heshtja dhe ndjenja më kalonte shpesh e më shpesh dhe se dija që nuk do të arrija dot. Por sonte ajo mu ndez flakë, si një llavë përvëluese që vrapon, e “shkatërron” gjithë qënien time! Të ndesha papritmas, ishe ti “idhulli im” i preferuar që u zbulove. O Zot, sa më trembi fytyra jote! Ndjeva njëherësh në kokë një goditje rrufeje të tmerrshme. Brenda meje u ndez ai zjarr që sdo të shuhet kurrë, ai zjarr që po më djeg… Ja sdo të të doja ta besoja se prishe jetën time se vrave ëndrrën time! Mallkuar qoftë dita që të njoha! Që nga ajo ditë që të ndieva brenda zemrës, unë nuk shoh asgjë veç imazhin tënd të bukur, që koha më nguliti në memorien time për të mos e harruar kurrë. Ah, dashuria ime e dhimbshme më hoqe zvarrë si kufomë për të më çuar drejt shkatërrimit! C’mund të bëj për ty zemër?! Dua të hyj në zemër më thellë për të të njohur. Dua të hyj në zemrën tënde! U kërrusa, u bëra lëmsh sa një top, por prapë zemra jote smë nxuri dot! Dhe, ja sillesh rreth meje, si një statujë e akullt, pa më thënë asgjë… Jam përmbytur në vorbullën e një mendimi të vetëm, në gjirin e një andrrale të panjohur. Buzëqeshja jote e ftohtë më hodhi në fatkeqësi! Ka shumë akull mes nesh. Megjithatë shikimi yt rrënoi edhe atë zemër që e kishte provuar sa duhet ndjesitë që sjell dashuria. Dhe, ja tani unë si një “lypsar” i zemrës tënde në aparencë Lyp, neglizhoj, në mos guximin e asaj fjale të shkurtër që smundem ta them! Ndërsa ti “kufomën” time, shpirtin tim mëkatar e të pabindur, pashtirrmat e dhimbshme, ëndrrat e largëta të epshit, mundishëm në mërgim po më çon përjetë. Për shpirtin tim me rastin e ditëlindjes. Alban Arapi.
Advertisement