Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dafina Dauti: “Ti po ma lyp”

Ka disa kohë që është larguar paksa nga skena, por ka pasur një arsye shumë të fortë që e ka detyruar të mënjanohet. Cila ka qenë kjo arsye dhe çfarë sjell Dafina të reja këtë sezon, do i mësoni vetëm nëse lexoni intervistën që kemi përgatitur me të…

Fabjola Kuburi: – Dafina, gjëja e parë për të cilën dua të të pyes ka lidhje me setin tënd të ri të fotove, përkrah një vajze… Pse foto me një femër dhe jo me një mashkull?
Dafina Dauti: – Sepse është mikesha më e mirë që kam.
– Ish-Miss Kosova, tashmë prezantuese, Arbnora Ademaj është mikesha jote më e mirë?
– Po, e kam mike të mirë dhe përveç kësaj, ajo është e bukur, fotozhenike dhe një prezantuese shumë e mirë tashmë. Është e kompletuar. Na ka lidhur fort miqësia jonë disa vjeçare.
– A ka pasur reagime qoftë pozitive apo negative për këto foto?
– Jo, përveçse u kanë pëlqyer shumë, njerëzve u janë dukur shumë normale. Ndoshta edhe nga fakti që janë realizuar nga fotografi profesionist dhe me emër në Kosovë, Veton Osmani.
– I propozove ti Arbnorës apo ajo ty?
– Ka qenë një vendim i përbashkët dhe rezultoi shumë i frytshëm.
– Nëse do të dëgjoje ndonjë thashethem të pakëndshëm për këto foto, si do të reagoje? Apo e ke dëgjuar tashmë?
– Jo, nuk kam dëgjuar, por edhe po ta dëgjoja, do ta merrja si diçka shumë normale sepse te ne, njerëzit me atë punë merren. (Qesh)
– Ku ke humbur këtë kohë që e ke lënë pas dore muzikën?
– Ah, më dole aty ku doja! Pikërisht sot po sjell projektin e ri “Ti po ma lyp” dhe mungesa ime gjatë kësaj kohe ka pasur një arsye të fortë, ka qenë përkushtimi për vajzën sepse ka pasur nevojë për disa seanca mjekësore në Gjermani, por tani i kaloi me sukses dhe është shëndoshë e mirë.
– Edhe ne të urojmë që të mos ketë më probleme të tilla! Na trego diçka më shumë për marrëdhënien tënde me të… për çfarë bisedoni, a ziheni dhe për çfarë qeshni më shumë?
– Ajo është engjëlli im, ajo është arsyja më e madhe që më jep motiv për jetën. Të qeshura pafund me të.
– Sa dhe çfarë ka mësuar ajo nga ti?
– Ajo nga unë mëson vetëm ato gjëra që i përshtaten me moshën, asnjëherë diçka që nuk është në dobi të formimit të saj si një fëmijë i zgjuar, por vetëm ato që e bëjnë të vetëdijshme.
– Po ti nga ajo?
– Që fëmijët janë krijesat më të mira në botë.
– Ndërkohë, jeta sentimentale vazhdon të jetë e pandryshuar apo ka diçka të re për të cilën mund të na tregosh?
– Nuk ka pasur ndryshime. Nëse do të ketë, do të jeni të parët që do ta mësoni. (Buzëqesh)
– A është për flirt Dafina, apo nuk e ka bërë kurrë këtë gjë?
– Jam njeri që pëlqej gjërat serioze, jo flirtet.
– Si e personifikon mashkullin ideal?
– Si një njeri që di të respektojë familjen në radhë të parë dhe të jetë vërtet burrë me karakter të fortë.
– Ti, a je femra ideale?
– Unë s’mund ta vlerësoj këtë, por që jam natyrale, atë ta garantoj 100%.
– Cili është mashkulli më seksi në botë për ty?
– S’kam ndonjë preferencë të tillë.
– Çfarë konsideron gjënë më pozitive në jetën tënde?
– Vajzën time.
– Cili është kujtimi më i bukur që ke, veç lindjes së vajzës?
– Përpos atij momenti, është edhe ky para pak disa ditëve, që vajza ime u shërua me sukses.
– Në jetë, më shumë ke këshilluar apo të kanë këshilluar?
– Më kanë këshilluar… Kjo ndodh sepse unë jam dëgjuese e mirë.
– Një natë melankolike për ty shoqërohet me verë dhe vetmi, apo me verë dhe shoqëri?
– Me verë dhe me shoqëri.
– Ku ndryshon dita nga nata për ty?
– Si e çdokujt tjetër edhe për mua, tek obligimet që kam.
– Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë ndonjëherë?
– S’di çfarë të them, jeta të sjell shpeshherë përpara vendimesh të vështira.
– Je impulsive, apo i mendon gjërat 100 herë?
– Tani kohën e fundit i mendoj më shumë por kur isha më e re isha tepër impulsive.
– Me fansat si i ke marrëdhëniet, krijon shoqëri me ta?
– Po, ka të tillë që edhe kam krijuar shoqëri, por edhe me ata që s’jam takuar mundohem t’ju kushtoj kohë në rrjetet sociale.
– Difekti që i njeh vetes dhe që të vjen inat që e ke?
– Nuk e di. Nuk besoj se kam ndonjë të tillë. (Qesh)
– Po virtyti?
– Jam zemërmirë. Mundohem t’i ndihmoj të varfërit me aq sa mundem.
– Pushove këtë verë? Ku, si dhe me kë?
– Po, kam pushuar në disa vende dhe kanë qenë kryesisht pushime me familjarët e mi.
– Tani që pushimet mbaruan, si e nis ditën Dafina?
– Normalisht, si çdo qytetar tjetër i Kosovës.
– Pa cilin send makiazhi nuk bën dot?
– Mund të bëj edhe pa asnjërin sepse edhe pa u lyer, besoj se dukem mirë. Kjo është përshtypja ime, nuk e kam shumë të nevojshëm makiazhin.
– Cilat janë tre gjërat më të rëndësishme që synon t’i bësh deri në fund të jetës tënde?
– Edukimi i vajzës dhe gjithçka që ka të bëjë me të, deri në realizimin e çdo ëndrre të saj.
– Po tre gjëra që do të bësh për këtë sezon të ri, në muzikë ose kudo tjetër?
– Pikërisht sot, më 12.09.2015 do të lançohet projekti im i ri “Ti po ma lyp”. Muzika dhe teksti është punuar nga DJ Nurteel dhe Granit Gashi, djemtë e “MASSIVE PRODUCTION”, videoklipi nga “XLPROVIDEOLUX” dhe do të publikohet nga kompania më e madhe shqiptare në internet, ArkivaShqip. Pas këtij projekti, do të filloj menjëherë me projektin tjetër dhe me mbrëmje kudo në Diasporë. Ju uroj gjithë të mirat juve dhe gjithë lexusve tuaj. Zoti e bekoftë popullin shqiptar.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kruhet penisi

Next Post

Marsela e Mad TV: Çdo fund, ka një fillim të ri

Advertisement