Përbërësit për brumin:
400 gramë miell
20 gr maja e freskët
250 ml qumësht i vakët
1 lugë çaji sheqer
1/2 luge çaji kripë
1 vezë
50 gr gjalpë i freskët
1/4 lugë çaji përzierje erëzash të bluara kardamon dhe koriandër
Përbërësit për mbushjen:
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 qepë të njoma
2 hudhra të njoma
1/2 tufë majdanoz i freskët
400 gr spinaq i grirë hollë
kripë sipas dëshirës
2 vezë
2 lugë gjelle miell
100 g djathë i bardhë, i thërrmuar
3 lugë gjelle fara suzami
5-6 vezë të ziera
Për lyerjen lart:
1 e verdhë veze
pak qumësht
Përgatitja
Në fillim, zëmë brumin. Tresim majanë në qumështin e vakët, ku kemi hedhur edhe sheqerin. Pastaj shtojmë përbërësit e tjerë, derisa të zihet një brumë i butë dhe elastik. E lëmë të mbuluar me një pecetë në një vend të ngrohtë që të vijë dhe bëjmë gati mbushjen. Kavërdisim pak qepët dhe hudhrat me vaj ulliri derisa të vyshken dhe shtojmë aty spinaqin derisa të pijë ujin e vet. E heqim nga zjarri, e lëmë të ftohet pak dhe shtojmë majdanozin e grirë, djathin, miellin, vezët dhe farat e suzamit. Hapim brumin në petë me një trashësi 1-2 cm, shtrojmë aty mbushjen dhe në mes, vezët e ziera. E rrotullojmë brumin si një rrotull të madhe, të gjatë dhe e lyejmë përsipër me vezën e tretur me pak qumësht, që të marrë shkëlqim. E pjekim në 180 gradë celcius derisa të marrë ngjyrë të artë dhe pasi të ftohet pak, e presim në feta. Po të doni, mund t’i shtoni mbushjes edhe kima, sallam, etj.