Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A trashëgohet verbimi?

– Jam 34 vjeç dhe kam tre vjet që mbaj syze, por me syrin e majtë pothuajse nuk shoh fare. Kam ndërruar mjekë, por përsëri nuk gjej derman, kam ndërruar syze dhe përsëri, shoh që po më dobësohet shikimi nga dita në ditë. Nuk di si të veproj. A trashëgohet verbimi? Gjyshja ime ka qenë verbuar, por në moshë të madhe.
Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: – I dashur letërshkrues! Ju jeni shumë i ri për të patur probleme kaq të mëdha shikimi. Duke u nisur nga ankesat tuaja, më shqetëson shumë fakti që edhe pse keni bërë vizita të shpeshta, edhe pse keni ndërruar shpesh xhamin e syzeve, prapë shikimi juaj është duke rënë. Në vizitat që ju keni bërë te mjeku okulist, a është matur ndonjëherë tensioni i syrit? Tensioni i syrit është një nga parametrat më të rëndësishëm të syrit të njeriut dhe nëse ai qëndron në vlera normale, syri funksionon si i shëndetshëm, normal, ndërsa nëse tensioni i syrit rritet, atëherë fillon dëmtimi i shikimit, deri te verbimi i tij.
– Arsyeja se pse po i referohem tensionit të syrit si parametër që mund të jetë jo normal dhe si shkak i uljes së aftësisë suaj të të parit është sepse ju më informoni në letrën tuaj që numri i syzeve tuaja ndryshon shpesh dhe ju përsëri ndjeni rënie progresive të shikimit. Në këto kushte, mendoj se duhet t’u bëj një vizitë okulistike të hollësishme dhe të gjej arsyen e rënies së shikimit. Jeni i mirëpritur për një vizitë okulistike.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zgjidhni kafshët sipas shenjës zodiakale!

Next Post

M’i morën paratë nëpërmjet internetit

Advertisement