Përbërësit për brumin
4 vezë të plota
Gjalpë, ose vaj ulliri 4 lugë gjelle
2 gota të mëdha me miell
Ujë, kripë
Kima për mbushjen (me mish, qepë e domate, etj.)
Përgatitja
Ky është një lloj versioni i byrekut me mish, vetëm se, në vetëm të petëve, bëhen pite në formë varke. Zihet brumi me të gjithë përbërësit dhe lihet gjysmë ore të vijë. Më pas hapet në pite të holla, të cilat priten në katrorë dhe më pas bashkohen dy cepat e çdo katrori, për të krijuar ca si varka të vogla, që mbushen me kima, si në figurë. Lyejmë një tepsi me vaj dhe i vëmë aty të piqen. Kur nxirren nga furra, u hedhim pak kos të përgatitur me hudhër dhe i lëmë të ftohen pak.