Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Pershendetje per gjithsecilit nga ju qe me jeni pergjigjur mua, Ildës. Ne pamundesi per te komunikuar për pune ditesh pasi ndodhem me pushime me familjaret e mi, po ju le adresen e skype: ilda.amar dhe mund te me kontaktoni aty, domethënë mund te me shkruani pak a shume prezantimin formal. Jo tallje, aventure, flirt, ju lutem, vetem per qellime serioze dhe e theksoj serish qe çdo fjale qe une kam shkruar ne prezantimin e komentit tim te pare te merret parasysh. Ju faleminderit per mirëkuptimin. Pres prezantimin tuaj dhe sigurisht qe mirësjelljen e kam pjesë timen dhe do të përgjigjem. Faleminderit. Me sinqeritet, Ilda.
Jam Sofia 48 vjeçe, me banim në Greqi. Interesohem për një person deri në moshën 54 vjeç. Dëshiroj që personi të jetë me karakter të mirë, i sinqertë, i dashur. Të mos ketë qenë i martuar, por nëse ka qenë i martuar, të mos ketë fëmijë me vete. Vetëm për persona seriozë. Ju falënderoj për mirëkuptimin.
Përshëndetje. I përgjigjem babait të 25 vjecarit te lërë numër telefoni sepse siç e ka djali i tij, ate difekt e kam edhe unë.
Jam Maria nga vlora, me banim ne Greqi. Kerkoj te njihem me nje djalë ne moshen 40 vjeçare. Të ketë qenë edhe i martuar, vetëm te jetë i ndare. Më intereson dikush per nje lidhje serioze, jo për tallje. Jam e thjeshtë, por shumë e mire ne bukurinë shpirterore. Kujt i intereson, të lërë numer kontakti, vetem per lidhje serioze.
Jam nga Tirana simpatike dhe e kendshme si femer. Kërkoj nje njeri serioz per nje lidhje afatgjate pse jo dhe bashkjetese ne Shqiperi ose jashte saj, te jete ne gjendje te mìre ekonomike, te jetoje vetem, pa njeri ne ngarkim, siç jam edhe une. Me moshe te jete te mosha e mesme. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për të komunikuar.
Jam një vajzë 33 vjeçe nga Tirana me banim në Greqi, Larisa. Kërkoj një djalë të jetë në moshen 39 vjeç për lidhje serioze, si fillim bashkëjetesë. Të jetë në Larisa dhe Athinë. Jam e thjeshtë, bukurinë e kam në shpirt e jo fizike. Jam 1.70 e gjatë, dhe e shëndoshë. Kujt i intereson të përgjigjet të lërë një numër kontakti.
Nuk ka ndonje mashkull me vlera të mira njerezore te shkathet e që e ka rregulluar vete gjendjen ekonomike me zotesine e vet e qe kerkon ne jetë nje femer me vlera te mira njerezore per te krijuar nje familje te bukur një të ardhme te bukur bashke? Apo ka vetem meshkuj interesaxhinj e qe kerkojne një femer me leke shume në gjendje te mire ekonomike qe ti mbaje gruaja materialisht. Nëse ka ndonjë që është vërtetë burrë për një grua, dhe nuk është materialist të përgjigjet në gazetë.
Martina 32 vjeçe, jetoj larg Shqipërisë prej 19 vjetësh. Punoj në biznesin tonë familjar dhe kam një pamje besoj mjaft të konsideruar. Mendoj që kam karakter dhe shumë sinqeritet. Më pëlqen familja shumë por llogjikisht do doja ta krijoja me një mashkull që më afrohet në disa aspekte dhe deri tani nuk kam njohur dhe pse kohen e kam shumë të paktë për arsye biznesi. Nëse qëllon që një mashkull i edukuar, i dashur, i kulturuar dhe i pashem e lexon këtë shkresë do më bëhej qejfi të kisha një bisedë me të. Nëse ndodhet si unë jashtë vendlindjes akoma më mirë. Më shkruani numrin tuaj të telefonit. Vetëm persona serioz ju lutem.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (10) View Comments (10)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më thuaj çfarë të brendshmesh vesh, të të them si je...

Next Post

Urime

Advertisement