Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Një letër për ty…

Papritmas një shi i lehtë fillon dhe mua (e humbur në atë botë mendimesh) më zgjon.. Oh ky shi nga ty më largoi, një lot më bie. Qesh me vete. Eci në atë park dhe e ndjej që ti je me mua, shpirti i yt me shpirtin tim jeton… Larg por… mendojmë… Vision, ëndrra dhe shpresa, puthje pambarim. Jam ulur perballe dritares, jashte filloi te bie shi, kam menduar shume per ty keto dite dhe mund te them qe me mungon shume. Sa shume mendime me vijne ne koke dhe sillen rrotull, eshte kujtimi yt. Shpesh me duket se do hysh ne dere me buzeqeshjen tende si te mos kishe ikur kurre. Por ky iluzion iken aq shpejt ashtu siç dhe vjen dhe kthehem ne realitet, nuk je ketu dhe nuk do jesh me. Faji dhe pendimi me ndjekin. Perse, perse nuk te thashe sa shume qe te doja? Sot je shume larg meje, deshiroj shume te merrja doren tende dhe te ulesha bashke me ty, pa thene asnje fjale me goje dhe te thosha gjithçka me zemer. Ne fakt me jep ankth kjo largesi, po te mundja ne kete moment do isha ne krahun tend, te te thosha qe je shume i rendesishem per mua dhe qe te adhuroj. E di se pse nuk ta kam thene asnjehere? Pergjigja eshte e thjeshte, sepse mendoja se ndoshta fjalet ishin teper. Po vuaj shume qe nga ikja jote, me dhemb ne shpirt qe nuk jam afer teje dhe per me shume sepse nuk te thashe kurre ate se sa te doja prandaj dhe sot po e shkruaj kete leter. Kam nevoje te qaj, te shfryj, sepse nëqoftëse vazhdoj qe para te tjereve te dukem sikur jam mire, sikur asgje nuk me preokupon, trishtimi qe me hap nje boshllek gjithmone e me te thelle ne shpirtin tim do me shkaterroj. Perse nuk kthehesh tani? Kam nevoje per ty per te vazhduar te jetoj. Do isha shume e lumtur po te mund te shihja perdite pasqyrimin tim ne syte e tu, te degjoja zerin tend qe te shqiptonte emrin tim, të thithja ajrin qe thith ti, vetem me keto do ndihesha mire dhe te siguroj qe do ndihesha e lumtur. Nëqoftëse e lexon kete leter, do ta shohesh se çdo fjale e shkruar ne te eshte nje lot dhe nje frymemarrje dashurie per ty (megjithëse e di qe nuk ke per ta lexuar kurre). Sa mire do ishte sikur ta kisha shkruar me pare kete leter sepse, nuk do ikje pa e ditur sa te doja… Xh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Fabjola, artistja që bën art edhe në teknologji

Next Post

Kemi konflikte me tezen për shtëpinë...

Advertisement