Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Dedikime...
Mund të më lërë testament babai, edhe pse kam ndryshuar mbiemrin?
A marr pension në Greqi?

Mund të më lërë testament babai, edhe pse kam ndryshuar mbiemrin?

– Përshëndetje zoti avokat! Më quajnë Landi dhe banoj prej vitesh në Greqi. Kam ndërruar vetëm mbiemrin, por jo emrin. Jo për t’iu shmangur ndonjë problemi me drejtësinë, por si shumë shqiptarë, që ndërruan emra e mbiemra nga e keqja. Kam kohë që kam marrë edhe pasaportën greke (me mbiemrin e ndërruar). Ndërkohë, babai im kërkon të më lërë me testament gjithçka që ka në pronësi të tij; prona të tundshme edhe të patundshme. Si mund të realizohet kalimi i pronave në emrin tim nëpërmjet testamentit, ndërkohë që unë kam pasaportë greke me mbiemër tjetër? Unë nuk mund të marr pasaportë shqiptare me emrin dhe mbiemrin tim. A mundet që babai ta bëjë testamentin në emrin dhe mbiemrin që kam në pasaportën greke dhe po tek ai noter, më pas, të nënshkruajë një dokument tjetër që të vërtetojë se personi me emrin dhe mbiemrin që ka pasaporta greke është djali i tij (dhe të shkruajë emrin dhe mbiemrin tim të vërtetë). Ose, a ka rrugë më të thjeshtë për ta bërë këtë gjë?

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje Landi! Ju falënderoj shumë që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Përsa i përket shqetësimit tuaj, ligji “Për gjendjen civile” dhe Kodi Civil kanë përcaktuar përkatësisht të drejtën për të ndryshuar emër ose mbiemër dhe rastet e atyre që kanë të drejtë të lënë ose ata të cilët përfitojnë testament.

– Ligji “Për gjendjen civile”, nr. 10 129, dt. 11.05.2009 në nenin 57 përcakton rastet e ndryshimit të emrit dhe mbiemrit të cilat janë:

Advertisement

  1. Emri e mbiemri mund të ndryshojnë në rastet e përcaktuara në këtë ligj.
  2. Emri e mbiemri i personit madhor mund të ndryshojnë vetëm me kërkesën e tij. Subjektet e përcaktuara në këtë ligj mund të kërkojnë ndryshimin për rastet e papërshtatshmërisë.
  3. Emri i personit mund të ndryshojë pas vdekjes, me kërkesë të personave që kanë atë emër përbërës të gjendjes së tyre civile, vetëm për shkak të papërshtatshmërisë.
  4. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile përcakton emrat e papërshtatshëm, në kuptim të këtij ligji, duke marrë mendim paraprak nga institucione të specializuara. Emrat e vlerësuar të papërshtatshëm me vendim gjyqësor përfshihen, drejtpërdrejt, në një përmbledhëse, që i vihet në dispozicion çdo zyre të gjendjes civile.
  5. Ndryshimi i emrit dhe i mbiemrit të prindit pasqyrohet te fëmija i mitur. Te fëmija në moshën madhore ndryshimi mund të bëhet me pëlqimin e tij, përveç rasteve të papërshtatshmërisë.

Kodi civil, përsa i përket testamentit, përcakton:

– Testamenti është një veprim juridik i njëanshëm i kryer nga vetë trashëgimlënësi, me anë të të cilit ky disponon pasurinë e tij për kohën pas vdekjes. Testamenti nuk mund të bëhet prej dy ose më shumë personave po në një akt, as edhe në dobi të një të treti, as me disponime reciproke.

– Testament mund të bëjë çdo person që ka mbushur moshën 18 vjeç, si dhe gruaja nën këtë moshë, kur është e martuar. I mituri nga 14 gjer në 18 vjeç mund të bëjë testament vetëm për pasurinë që ka fituar me punën e tij. Personi të cilit me vendim gjyqi i është hequr zotësia për të vepruar, si dhe ai që në kohën e bërjes së testamentit nuk është në gjendje për të kuptuar rëndësinë e veprimit të tij, nuk mund të bëjë testament.

– Trashëgimlënësi që nuk lë të paslindur ose të paralindur, ose vëllezër apo motra, ka të drejtë të disponojë me testament pasurinë e vet, në favor të çdo personi fizik apo juridik. Trashëgimlënësi, edhe pa caktuar trashëgimtarë në testament, mund të përjashtojë nga trashëgimia ligjore një ose më shumë trashëgimtarë të tij.

– Si përfundim, fakti që ju keni ndryshuar emrin, është një e drejtë që juve jua jep ligji dhe në regjistër ekziston emri juaj i mëparshëm. Gjithashtu, përsa u përket personave të cilët përfitojnë trashëgimi nuk ka ndonjë kufizim nëse përfituesit duhet të jenë me shtetësi shqiptare ose jo. Përfundimisht, mund të them se nuk ka asnjë pengesë ligjore që babai t’ju lërë testament.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dedikime...

Next Post

A marr pension në Greqi?

Advertisement