Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Krijimet tuaja…

Duhen vendosur pikat mbi “i”

Sa i vlefshëm je ti maja e lapsit,
Me ty kam shkruar shumë poezi,
Shumë letra dashurie gjithashtu,
Dhe shpirtrat kam pikturuar bardhezi…
Me ty këto ditë kam shkruar,
Dhe dhimbjen shkaktuar në Dukagjin,
Nga një i ri që na ka turpëruar,
Ndonëse kombin tonë s’e përfaqëson ai…
Nga të gjithë poetët e vjetër e të rinj,
Shumë dhimbje lexova për këtë krim
Shumë shkruanin për besën e shqiptarit,
Po besën e kombit mos e vini në diskutim…
Në gjithë rruzullin ndodhin këto “çudira”
Po gishtin mbi kombin tonë s’e vë asnjeri.
Jo vetëm këtu nënat mbajnë në bark sadistë,
Prandaj, kujdes kur mbushni FCB me poezi…
U hapëm si vaji ne lakra, se donim demokraci,
Po demokracia nuk është kurrë si kjo anarki.
Kujdes drejtësia shqiptare, se rregulli varet nga ju,
Me peshoren që keni simbol, vendosni pikat mbi i… Luljeta Gj. Pashollari

Gjithçka dhe asgjë

Advertisement

Kur të lindën nuk të pyetën
E do t’vdesësh pa kuptuar
Ke dëshirë ta jetosh jetën?
Apo thjesht duhet jetuar!

Merr një udhë ashtu pa ditur
Gjen një kthesë edhe një tjetër
Dhe një ditë fare papritur
E sheh veten më të vjetër!

Dhe në djall i çon të gjitha
I merr prapa përsëri
Nuk vonon e shpresës drita
Mes njerëzimit edhe ti!

Nëpër male, rrugë e kthesa
Në gjithçka dhe në asgjë
Thonj në mish, dhimbje, mbresa
Vjen një ditë e nuk sheh më!

Kur të lindën nuk të pyetën
Për të vdekur… jo e jo
Mos kërko të dish për jetën
”Sa më shumë atë jeto”! Bledi Ylli

Pritmë aty

Çdo ditë ti humb, siç ditët humbin
E jeta ime mesin kalon
Përse vonon të sjellësh fundin?
Të sjellësh fundin, përse vonon?

Çdo ditë ti hesht, siç ditët heshtin
E jeta ime hesht bashkë me ty
Kur jemi ”dy” kujtimet s’reshtin
S’reshtin kujtimet, kur ndajnë ”dy”!

Çdo ditë të pres, ditët nuk presin
E jeta ime ikën ndër ditë
Më prit aty ku ndjenjat s’vdesin
Ku ndjenjat s’vdesin, aty më prit!

Lëri zemrat të thërrasin
Ti pritmë aty… aty në shpirt. Bledi Ylli

Cilën botë

Cilën botë do kesh ngushëllim?
Do përqfohesh ti me dallgët,
do kesh yjet shoqëri
edhe erën ledhatim.
Për ku je nisur shpirti im
me ëndrra fshehur në sirtar
dhe po vrapon si një kalorës,
braktis çdo gjë që të ka vrarë…
Cilën botë do kesh ngushëllim?
…Për ku je nisur, shpirti im? Angjelina Ndoj

Me dorëzim armësh më ngjan…
Ky qiell i trishtuar, për ty, flet nën zë.
Këto erëra që fryjnë, më flasin për ty.
Kjo natë e pahënë ka heshtur për pak
dhe duket, sikur është në zi.
Ka ndodhur që heshtja është zgjedhur për ne,
e vënë midis nesh si një shpatë,
e lënë aty në paprekshmëri.
Si me dorëzim armësh, më ngjan. Ollga Selmani (farmacistja)

Eja si shiu
Eja një ditë, si shiu
E shkeli caqet e mia,
Si fenomen që lind vetvetiu
Ku papritmas, i pikon çatia.
Eja, fill pas shiut!
Si vezullim, të krijosh diamante
Eja, e i thuaj veriut,
Dhe mbi gremisje, zemra ngre kate.
Eja dhe ti si shiu!
Si ëndërr e paprekur, si flirt.
Ndonjëherë paska nevojë njeriu,
Ta ndjejë drithërimën në shpirt. Mimoza Berisha

Unë e ti, sybukur

E di sybukur që je mërzitur
inati yt do shpërthejë vullkan
të t’puthja buzën shumë më ke pritur
të t’ pushtoja trupin, që kënaqësi më fal.
Do të jem pra i yti
në një natë të vonë!
Të papirë,
të patrullosur,
prapë moralin do ta sundojmë!
Unë e ti moj sybukur,
dy dashnorë…
Ç’të desha e ëndërrova
veç dëshira ime e di
miqësinë dot s’e tradhtova
le të ma quash hipokrizi.
Në sytë e tu çdo gjë shkrihej
dhe furra e ndjenjave të mia
shpirti dhimbte, trupi digjej
veç s’doja, për një natë,
të merrte fund shoqëria! Ylli Jahaj

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si ta bëj analizën për sida?

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement