Heshtja flet thonë, heshtja vret, të hidhëron, të gëzon, të shpëton, etj. s’do kishin të mbaruar bëmat e kësaj gjëje që nuk e di pse e quajnë heshtje kur ajo vetëm heshtje s’është përderisa ajo ka një fuqi të jashtzakonshme vepruese. Por heshtje si heshtja që buçet brënda nesh skam parë gjëkundi. Një heshtje e papërballueshme për trupin, ajo nuk pushon së foluri, nga poret, nga çdo qelizë del piskame e saj, rrënjet e kësaj lloj heshtjeje të qënies sonë, drejtuar qënies sonë s’paskan të ngopur me pushtimin e ekzistencës sonë. Mendja do të heshtë, ka nevojë për pak qetësi por me heshtjen tënde nuk u bëka ujdi. E pamëshirshme, e pavarur ajo qëndron si mbretëreshë brënda nesh dhe qesh me dhimbjen që s’ka të sosur nga pesha e fjalëve të saj. Nuk e di por mashtrues i madh paska qënë ai që e bindi njeriun, që heshtja është e heshtur, e vdekur, vdekësia e heshtjes qënka më e gjallë se çdo gjë e gjallë, dhe të ha ngadalë ngadalë, pak e nga pak kjo vdekje e gjallë, me emrin heshtje! Princesha.
Nëqoftëse une nuk zgjohem per dy, tre, kater, minuta dijeni se kam vdekur. Une gjalle jam por nuk po arrij t’i hap dot sytë, nuk po arrij t’i hap dot syte nga genjeshtrat qe mi kane mbyllur ato. Jetojme ne nje bote ku asgjë nuk eshte ashtu sic duhet. Në nje bote ku te gjithe preferojme se pari te degjojme nje genjeshter pasi ajo na ngushellon shpirtin sesa nje te vertet e cila per momentin mund te ma merzisë, ama pritja eshte ajo çka te vret derisa te mesosh te verteten. Preferojme te gjithe te qeshim me zemer te thyer vetem per te mos i bere qefin te tjerve pavaresisht se jemi me zemer te thyer. Preferojme te qeshim per inatin e te tjereve per te mos treguar qe e verteta na vret por ama na vret te gjitheve dhe skemi pse te bejme gjerat vetem per shaka te te tjereve te genjejme veten sikur jemi mire per shkak se e “verteta na vret”. Në fund te fundit duhet te lendohemi qe te rritemi, duhet te humbasim qe te fitojme duhet te zhgenjehemi per te mesuar dhe te gjitha keto behen vetem ne qofte se ne dime te verteten. E verteta te hap syte edhe ne momentet me te errëta, eshte si nje drite ne mes te humbneres, eshte si nje dore qe te ndihmon te ngrihesh pas cdo rrezimi dhe zhgenimi qe peson prej te gjitheve. E verteta do te mbetet gjithmone ajo çka ne kerkojme nga kjo jete pavaresisht se ajo ne fillim te gjitheve na vret. Lori.
Zgjohemi nga gjumi, ne shtreter te ndryshem, gjithmone e me te ftohtë, gjithmone me nje pale sy qe shikojne më pak. Një kafe ne nxitim e siper ose kush ka fatin, nje gote qumesht te ngrohte me dy a tre biskota brenda. Jetojme nje jete paralele ne mes të një dite me shi dhe me diell te ndryshme, te rende, por jetojme dhe djersijme kete jete, qe ndonjehere e perqafojme per ta bere me pak te ashper, e per te tjerat na merr me shkelma sa here mundohemi te ngreme koken. Jetojme nje jete paralele mes te lartes dhe te poshtmes, mes mashtrimit e zemërimit, mes buzëqeshjes e cinizmit, mes kinemase e një pjate te ngrohte makaronash, nese e gjejme gati. Jetojme mire, edhe pse mungon thuajse gjithcka, jetojme mire, pavaresisht distances, njohjes, shtrengimit te duarve, pavaresisht, e them me bindje, se marrim fryme. Jetojme paralelisht gjithe kete dhe shume e shume te tjera, por dashurine, ate dashuri qe e kemi te ngjitur ne trup, e deshira per tu takuar, nuk ka munguar kurre. Nese dashuroni, duhet dashuruar fort. Zamira.