Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Jam Alma nga Tirana, e kompletuar në çdo drejtim me ekonomi të mirë, pa njeri në ngarkim, kam biznesin tim. Kërkoj një lidhje serioze për bashkëjetesë me një person të rregullt me kulturë qytetare në mardhënie pune dhe i paraqitshëm mosha 55-60 vjeç. Faleminderit.

Jam një vajzë X me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje, mosha 46-52 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë, jo numra që nuk ekzistojnë apo telefona të fikur. Për sqarimë më të hollësishme ja lëmë takimit.

Jam 30 vjeçe e divorcuar jetoj në Shqipëri, jam e interesuar për të njohur njerëz që e duan jetën dhe i japin asaj kuptimin më pozitiv të mundshëm, mosha jo më pak se 35 vjeç, ide dhe vizione të qarta, largpamësi. Ju mirëpres në emalin tim: ileniakraja@gmail.com

Advertisement

Brunilda nga Jugu 39 vjeçe me një fatkeqësi natyrale, më ka vdekur burri kam dy fëmijë të rritur djalë e vajzë të dy të mrtuar të stabilizuar të rregulluar. Unë jetoj vetëm në vetmi pranë njerëzve të mij pa njeri në ngarkim, me miratimin e fëmijëve, kërkoj një person të ve nga mosha 40-48 vjeç. Të jetë njeri i mirë, pa vese si duhani, alkoli, bixhozi apo xhelozi, të jetë transparent, besnik, i sinqertë, i çiltër, serioz, i mbajtur, trup sportiv, fizik të pastër pa ndonjë sëmundje dhe në mardhënie pune të dijë ta respektojë dhe ta mbaj e ta mbroj në krah femrën e tij, pa njeri në ngarkim, të ketë shtëpinë e tij, e kërkoj nga rrethet, Tiranë, Kavajë ose Pogradec, apo jashtë shtetit. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Jam një zonjë nga Tirana 43 vjeçe simpatike me një trup shumë të rregullt, kërkoj një mik të mirë dhe të ketë pak paraqitje të mirë, të jetë biznesmen për lidhje të fshehtë dhe të më ndihmojë nga ana ekonomike. Të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë. Me respekt Ela.

Jam një zonjë nga Shqipëria e mesme 53 vjeçe shtëpiake, kërkoj një burrë për lidhje shumë sekrete, të jetë nga Tirana. Unë jam e rregullt e kam për herë të parë, ta provoj një herë nuk i dihet.

Jam një vajzë nga Vlora 39 vjeçe interesohem për një djalë të rregullt familjar. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për tu njohur.

Do kisha deshire të njihesha me nje njeri te rregullt të sinqerte. Nuk me pelqen te shkruaj problemet e mia ne gazete se nuk eshte normale. Jam 43 vjece nga jugu te pergjigjen vetem ata qe e mendojne qe femra eshte njeriu qe duhet respektuar. Te interesuarit te lene numerin ne gazete. Faleminderit për kohen që do harxhoni për të lexuar dhe shkruar.

Jam Romina nga Tirana 38 vjeçe jam për lidhje serioze, dhe personi të jetë me banim në Tiranë. Djali të jetë i sinqertë dhe serioz. Ju mirëpres.

Jam një vajzë X me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jeë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjeç, të jetë i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje. I interesuari të lërë nr. telefoni vetëm në gazetë jo numra që nuk ekzistojnë dhe telefona të mbyllur. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit.

Jam një vajzë nga veriu me banim në Tiranë, e kompletuar në të gjitha drejtimet, beqare nga pretendimet. Jam e gjatë, e bukur, elegante 39 vjeçe. Jam e interesuar për njohje serioze me një mashkull qytetar larg veseve të këqia, me gjatësi, i paraqitshëm, besnik, njeri që don të krijojë familje, të ketë mundësi ekonomike për të jetuar mosha 40-46 vjeç. Pres përgjigje në gazetë.

Jam nje vajze qytetare nga Shkodra, beqare, e arsimuar, e paraqitshme, elegante me moshe 35 vjece. Interesohem per nje lidhje serioze martese me nje djale qytetar, beqar, mysliman deri në moshen 41 vjec, larg veseve si duhani, bixhozi, alkoli, sportiv, i thjeshte, i paraqitshem, me gjatesi me etike qytetare, inteligjent, fisnik, besnik, jo aventurier, me kushte te mira jetese qe jeton brenda vendit ne Shkoder, Tirane ose Durres ose jashte ne France ose USA, por qe eshte me origjine nga keto qytete. Vetem persona serioze qe duan te krijojne familje. Te interesuarit të lënë nje adrese emaili ose numër telefoni. Faleminderit!

Jam Flora brune 33 vjeçe ngjaj më e vogël, 1.66 e gjatë, kërkoj të gjej një burrë që di ta kuptoj njeriun e mirë, e ta respektojë, të jetë i gjatë dhe i paraqitshëm nga unë nuk do zhgënjeheni mosha 34-42 vjeç. Pres përgjigje në gazetë me numrin tuaj të telefonit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (33) View Comments (33)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Djemte kerkojne vajza...

Next Post

Kthehu të lutem...

Advertisement