Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Theu krahun… tani e ka të shtrembër

– I nderuar Doktor Agroni, vëllai im është 13 vjeç. Në moshën 7 vjeçare ka thyer krahun dhe ia vunë në allçi te një doktor në Gjirokastër, mirëpo kur e hoqi allçinë, vumë re se krahu ishte i shtrembër, nuk ishte zënë në vendin që duhej. E çuam prapë tek i njëjti doktor, por na tha që duhej vetëm pak stërvitje e krahut dhe për pak ditë do të vinte në rregull sepse mishi ishte i enjtur, ndërsa kocka kishte zënë në rregull. Kështu bëmë, por edhe pas kaq vitesh krahu ngeli njësoj dhe vëllai, përveç defektit fizik, ka edhe lodhje kur shkruan dhe kur punon. E kemi çuar përsëri gjatë këtyre viteve te doktorë të tjerë dhe tek i njëjti e përsëri e njëjta gjë nga të gjithë. Jemi në dilemë… Nëse i bëhet operacion krahu, a do të ketë pasoja? A do t’i bëhet siç e ka pasur? A mund t’i kthehet në normalitet, si krahu tjetër? Theksoj se bërryli i krahut është i zënë përsipër krahut, në vend që të jetë anash. Ju lutem, më ktheni një përgjigje se jam shumë e shqetësuar. Ju faleminderit.

Dr. Agron Islamaj, neurolog: – Sipas të dhënave tuaja, mendoj se vëllai juaj, krahas problemeve të thyerjes dhe ngjitjes së kockës së krahut, ka mundësi të ketë edhe probleme me prekjen e nervave periferikë të kësaj anësie. Në këto kushte, do të këshilloja së pari një konsultë me mjekët ortopedë e ne neurologët, qoftë aty në Gjirokastër, qoftë këtu në Tiranë. Ka një avantazh se vëllai juaj është në moshë të vogël dhe proceset e ripërtëritjes janë shumë të mira, prandaj me mjekim dhe procedura riaftësuese ai mund të kthehet shumë shpejt në normalitet. Ejani sa më shpejt te ne, mjekët specialistë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A i rregullohet syri djalit?

Next Post

Mos vallë jam alergjik?

Advertisement