Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

 

Cigare dhe djem

– Kam parë në ëndërr sikur piva cigare me shumë qejf dhe më vonë më ndiqnin disa djem.

Advertisement

Në situata të ndryshme, ju jeni e gatshme ta merrni gjithë rrezikun për vete, vetëm e vetëm që të mos dëmtoni të tjerët rreth jush. Pirja e cigares në shumë raste tregon këtë që ju thashë, që nuk e keni problem të dëmtoni veten dhe tjetrit s’i bëni dot keq. Ndjekja e djemve simbolizon shmangien nga diskutimet, për të mos patur probleme.

 

Njeriu i zemrës

– Në ëndërr pashë sikur njeriu i zemrës kishte ardhur nga një vend dhe i ati më tha për të: “Dua ta lë të pushojë se është lodhur”. Çfarë do të thotë kjo, ju lutem?

– Në njëfarë mënyre në nëndërgjegjen tuaj mendoni se ai është lodhur me ju dhe kjo gjë ju tremb shumë. E keni menduar, por nuk ia shprehni. Nëse shikoni se ka diçka që nuk shkon mes jush, është më mirë të jeni e drejtpërdrejtë, kështu edhe do të mësoni nëse është akoma me ju apo ka nevojë të reflektojë rreth lidhjes tuaj. Pra, ëndrra juaj është një mesazh këshillues.

 

Komshiu dhe fëmija

– Kam parë në ëndërr një djalë të komshiut tim, sikur më mori në krahë dhe më dha një injeksion që unë të mbetem shtatzënë. Ai ma dha papritmas dhe unë thashë: “Si ta mbaj unë një fëmijë të huaj në bark? Pastaj, mua nuk më ka prekur njeri, domethënë që jam e virgjër, çfarë do të mendojnë të tjerët?”. Çfarë do të thotë, ju lutem?

– Ëndrra juaj tregon së pari që ju po rriteni, tregon nevojën tuaj për afeksion fizik. Edhe pse ju mund ta mohoni këtë gjë, e ndjeni një gjë të tillë dhe keni turp ta pranoni edhe përpara vetes. Nuk është turp që ndjeni ato çfarë ndjeni, sepse janë nevoja fiziologjike të cilat i kanë të gjithë dhe janë faza që i kalojnë të gjithë. Komshiu përfaqëson mashkullin në përgjithësi, ndjesitë tuaja jo ndaj atij, por në përgjithësi nevojën për ngrohtësi dhe dashuri. Fëmija tregon planet tuaja, atë çfarë ëndërroni ju, por njëkohësisht tregon edhe natyrën tuaj të mbyllur, më shumë për shkak të asaj çfarë mund të mendojnë të tjerët, sesa sepse ashtu jeni vetë. Duhet të pushoni së menduari se çfarë mendojnë të tjerët. Jetoni për veten dhe mos shikoni çfarë thonë të tjerët. Jeta është e juaja dhe duhet ta jetoni si të vijë. Edhe nga gabimet mësojmë ndonjëherë në jetë. Gjithë të mirat.

 

Këpucët dhe fëmija

– Çfarë do të thotë të shikosh në ëndërr duke mbajtur një fëmijë në krahë? Nuk ishte i imi, por i dikujt tjetër. Ngado që shkoja, fëmija nuk më ndahej. Disa net radhazi kam parë këpucë që dua t’i blej, por ka disa që nuk më pëlqejnë, ka disa nga ato që më pëlqejnë, por m’i blen dikush tjetër. Pra, shoh dikë që mundohet të blejë këpucët e mia…

Fëmijët në ëndërr kanë shumë kuptime, por në përgjithësi përfaqësojnë pafajësinë, natyrën tuaj të brishtë, çiltërsinë, plane të reja, fillime, por ka raste edhe shtypje, gjithmonë në varësi të ëndrrës. Në rastin tuaj është gëzim dhe mbarësi të mbash një fëmijë në krah, edhe pse e dini që nuk është i juaji, ndërsa këpucët përfaqësojnë mendimet tuaja të koklavitura. Nuk jeni natyrë e vendosur; sa merrni një vendim për diçka, menjëherë pendoheni. Keni nevojë për dikë që të marrë vendime për ju, t’ju shtyjë. Jeni natyrë e pavendosur dhe kjo do t’ju krijojë pak pengesë në marrjen e vendimeve. Edhe këpucët kanë shumë kuptime, por në rastin konkret, kanë lidhje me vendimet tuaja në jetë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vesel Kurtishaj: E vërteta e “luftës” mes meje dhe Fatjonit

Next Post

E kam refuzuar insulinën. Kam bërë mirë?

Advertisement