Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Mund ta heqë ekspulsin duke paguar para?

– Përshëndetje Av. Drn. Alban Duraj. Doja të pyesja për djalin e tezes sime. Atij i kanë vënë kusht që për 5 vjet të mos i vizitojë vendet e Bashkimit Evropian. Në 2017 i mbaron ekspulsi. A mund të paguajë një gjobë për dy vitet që i kanë mbetur, a është e mundur kjo? Ka ndonjë ligj për këtë? Shumë faleminderit, Ana nga Elbasani.

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: – Përshëndetje znj. Ana, fillimisht ju falënderoj shumë që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Gjithashtu, dua t’ju kërkoj ndjesë lidhur me vonesën e përgjigjes, por këto kohë kemi patur shumë letra në këtë rubrikë.

– Përsa i përket penalitetit që ka marrë djali i tezes, duhet të kontaktoni një avokat në shtetin ku ai ka marrë ekspulsin, pasi çdo ankim ose kundërshtim i masës duhet bërë në shtetin ku është marrë kjo masë. Nuk mund të them me saktësi se kjo masë mund të shuhet duke paguar gjobë, pasi këtë përgjigje mund ta japë një avokat në vendin ku ai është penalizuar. Por, me logjikë juridike, mund t’ju sqaroj se personi i cili ka marrë penalitet duhet ta kishte ankimuar menjëherë këtë masë në rrugë administrative, pra në organin që e ka dhënë ekspulsin dhe nëse nuk do të merrte përgjigje negative, atëherë duhej t’i drejtohej gjykatës. Pra, tashmë personit që është penalizuar i kanë kaluar afatet, kundërshtimin ai duhej ta bënte menjëherë brenda kohës që përcakton ligji dhe nuk mund ta kërkojë tani. Megjithatë, përgjigjen më profesionale do ta japë avokati i shtetit ku ka marrë penalizmin djali i tezes suaj. Ju falënderoj, Av. Alban Duraj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime...

Next Post

A përfitoj pension në Itali për kaq vite pune?

Advertisement