Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E kam syrin e shtrembër, a rregullohet?

Mirdita doktoresh Rezarta, jam 18 vjeçe dhe kam syrin e djathtë të shtrembër. Më kanë thënë ta bëj operacion, por unë kam shumë frikë dhe ndaj s’e kam bërë. Ju çfarë më sugjeroni, a do të kem komplikime nëse bëj operacion për ta drejtuar? Theksoj që jam natyrë shumë e ndjeshme, më kap  paniku shumë lehtë. Pres një përgjigje nga ana juaj. Faleminderit.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: E dashur letërshkruese! Më vjen keq për problemin tuaj të syrit, pasi, përveçse ai është një problem shikimi, është edhe problem estetik. Syri i djathtë, duke qënë convergent (që sheh nga brenda nga ana e kundërt), është sy të cilit nuk i është zhvilluar aftësia e të parit dhe kështu që ai ka mbetur sy ambliop (dembel). Në këto kushte ju nuk keni aftësi të mirë shikimi me syrin e djathtë, por edhe me të dy sytë njëkohësisht, pasi për të krijuar pamjen trepërmasore të figurës ose stereoskopike (tridimensionale), personi duhet të ketë të dy sytë drejt, paralel boshtet e të dy syve drejtuar drejt objektit trupore. Përsa i përket operacionit, ai hyn tek ndërhyrjet estetike dhe bëhet për përmirësim të bukur, pasi efekti i tij tashmë në shikim nuk ka kuptim. Ndërhyrjet kirurgjikale për diagnozën strabismus janë efektive edhe në shikim, kur ato kryhen në moshë të vogël nën 8 vjeç, moshë të të cilën ende nuk ka përfunduar plotësisht strabizmi i parametrave ortoptike të shtimit tek fëmija.

Nëse ndërhyrjet në moshë të vogël, dhe ndërhyrja kombinohet edhe me vendosjen e syzeve korrigjuese me numër dhe me terapi mbyllëse me fasho mbyllëse, atëherë pritet një rezultat maksimal edhe në përmirësimin e strabizmit, përveçse në aspektin estetik (në drejtimin e syve). Në rastin tuaj problemi qëndron në moshën tuaj e cila është relativisht e madhe. Ju jeni 18 vjeç dhe ndërhyrja do të bëhet jo për përmirësim shikimi, por vetëm estetike për drejtimin e syve. Ndërhyrja bëhet me anestezi lokale në sy pa anestezi të përgjithshme dhe konsiston në lirimin e vendit të fiksimit të muskulit rectus medialis (muskuli i drejtë i brendshëm i syirt), vetëm ose edhe duke e shqetësuar edhe me tërheqjen e muskulit të drejtë të jashtëm të syrit (musculit rectus lateralis). Në përgjithësi ndërhyhet vetëm tek syri i shrembër, por ka edhe raste që ndërhyhet edhe tek syri tjetër, pasi sytë janë të lidhur me njëri-tjetrin me sistemin e bindularitetit dhe në momentin që ndërhyhet tek syri i shtrembër dhe e sjellim drejt, futet po brenda në konvergencë syri që ishte i paprekur. Në këto kushte ndërhyhet edhe te syri tjetër. Shpresoj t’ju kem sqaruar mirë pyetjes tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jashtëqitjen e kam me gjak, çfarë më këshilloni?

Next Post

Përse nuk flet akoma fëmija im 3-vjeçar?

Advertisement