Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Dashurisë së parë…

Si trendafil çeli dashuria në mes të zemrës time. Por, pse e fshehur, e ndrydhur qëndron?! Pse e fsheh këtë dashuri kjo zemër?! Të shoh çdo ditë, dhe çdo ditë e shuaj atë që ndiej për ty. Unë përgjërohem në vetvete se me siguri zemra ka qënë e paaftë të të shprehte ndjenjat. Sytë shprehin dashurinë e zemrës, pabesinë. Dhe kënga e jetës nuk ndahet në udhëtimin e dashurisë: “Por ne nuk dinim, fallë do ti qëndronim kësaj ndarje krejt të papritur, ti jo mos u ngrys prej dëshpërimit!” Ndarja jonë sillet rrotull e fluturon mbi pyje, kodra, male, ndërsa peisazhi yt i çuditshëm shtrihet natën poshtë meje dhe fle e fle…! Përbri njëri-tjetrit ndodhemi ne të dy, ti qielli, ndërsa unë deti. Dhe rrebeshi gjëmimtar fshikullon mbi detin, detin e dashurisë për ty! Errësira me të liga, ëndrra më çmend, sepse e di, se përveç botës së ëndrrave ekziston dhe një botë tjetër e përtejme “realitet i paarritshëm” që kthehet në ëndërr të gjatë që ska kurrë mbarim. Por dashuria mbi gjithçka mbetet asgjë mbi dhe nuk e tund. Në zemrën time ajo ecën dhe do të ecë derisa detet dhe oqeanet të thahen deri në fund. Por, nuk thahen detet, as oqeanet, se dashuria si rëra veç vrapon. Dashuria është vetë jeta. Dashurinë askush se kap dot, ndaj dhe të sjell dhimbje, lot, mall, gëzim. Dashuria është ndjenja më e bukur që ekziston, dhe jo një lojë për të kaluar kohen. Jeta është një luftë e gjatë në kopshtin e madh ku rriten trendafila (gëzime) mbillen dhe gjemba (hidhërime)! Shpirti im i sakrificës do të bënte gjithçka për dashurinë, që djeg shpirtin si zjarri. Sepse dashuria është ajo ndjenjë që më bëri të vuaj, dhe fali qindra gëzime mua. Dashuria gjithmonë mbijeton, ajo është kaq e bukur, e madhe, gati gati hyjnore sa universi. Por vallë të tronditur, kështu të desha shpirt, se ndarja më bëri të të harroj trupin, historinë, dhimbjen e gëzimin?! Të harroja hijen dhe yllin e mesditës. Atë zemër që rreh. Për vuajtshmërisht, gëzimin e përsosur. Tek ti harrova vetveten. Por jo shpresën e madhe, atë që më jep jetë! Ne na “shpjegoi” harresa, u harruam si në qiell ëndrrash. Fluturuam mbi retë patrazuar nga askush. Dhe u “lumturuam”, si në një çerdhe zogjsh…! Dhe prapa qepallave të ëndrrës time agimi ç‘lodhet dhe pas kësaj një dallëndyshe do të hapë flatrat dhe do na shndërrojë në botëra të ndara. Një shi do të lëshosh ti nga qielli mbi det dhe do më ndash (megjithëse) ne jemi një, qielli e deti! Do të duhet kohë e gjatë, shumë e gjatë që dielli të zbusë zemërimin tënd ndaj diellit, o qiell..! Dhe kur zemërimi ti buzëqeshë detit, do t’i buzëqeshë dhe deti, atëherë dielli do të dalë dhe do të ndriçojë zemrën tënde dhe timen, dallgët e detit do të përkunden lehtë nga buzëqeshja jote. Dhe, atëherë dhimbja do të largohet, ndarja do të zbutet, dhe sdo të ekzistojë më. Shpirti im, sikur ta bredh me këmbë tokën, të gjej, por ti vetëm më prit. Të lutem më prit, se tani po iki nga bashkimi i ndaluar, po braktis vetveten, dhe do të kridhem në qiej të hidhur. Qetësinë e zemrës e kam në dorë. Dhe e mbaj fort. Fort si një thesar. Për “Miss të quan Tirana”. Alban A. Arapi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Netët pa ty...

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement