Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Përshëndetje, jam Eleni nga Gjirokastra e divorcuar, kërkoj njohje me një njeri serioz e biznesmen, të jetë dhe jashtë shtetit. Për më shumë lë nr. cel. 0694829964.

Jam Flutura nga Dibra e madhe por banoj ne qytetin e Elbasani, kërkoj nje zotëri qe te jete dhe ai nga Dibra e madhe por qe jeton ne Shqipri si unë. Të jete biznesmen me makinë te jetë ne mosh 55 vjec e lart. Unë jam 54 vjece, simpatike e dashur dhe familjare. Më duhet një mik shok siç jam vetë. Të jete vetem nga Dibra e madhe te tjerë nuk pranoj nga asnjë rreth. Lë nr. tel. 0mxdggtaax. Faleminderit.

Jam Nexhi nga Durrësi 49 vjeçe beqare, për arsye pretendimesh koha fluturoj, jam njeri shumë e rregullt, bëj një jetë familjare të qetë. Kërkoj të njoh një njeri të mirë për lidhje serioze, të jetë njeri i qetë, i zoti të mbajë familjen, të jetë larg çdo vesi të keq, deri në moshen 53 vjeç. Të jetë pa preokupime familjare. Kush e gjen veten tek ky mesazh të lërë numër telefoni në gazetë.

Advertisement

Përshëndetje zotëri! Jam Bardha nga Shqipëria e mesme, pa njeri në ngarkim, serioze, korrekte, në çdo drejtim. Kërkoj për lidhje serioze një zotëri pa njeri në ngarkim, serioz jo mashtrues. Zotëria të dijë të vlerësojë dhe respektojë një femër për aq sa i takon, nga ana njerëzore dhe morale. Faleminderit shumë për mirëkuptimin.

Përshëndetje. Jam Emi nga jugu me arsim të lartë, simpatike me karakter 46 vjeçe por tregoj më pak. Do doja të njihje për lidhje serioze një person deri në moshen 52 vjeç, të pamartuar më parë, me arsim të lartë mbi 1.75 i gjatë, me ekonomi të mirë dhe pa vese. Nëse dikujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë.

Jam nje zonje nga Tirana, interesohem per nje zotëri te moshuar mbi 70 vjeç, serioz e shumë te dashur qe deshiron te kete per shok e mik nje zotëri tjeter shumë te dashur e besnik. Më dërgoni sms në nr. cel. 0682966833.

Përshëndetje! Jam një femër moderne me banim në Tiranë e divorcuar prej shumë vitesh. Dua të lidh jetën me një mashkull mysliman nga mosha 40-46 vjeç. Respekte nga Fjorentina.

Jam Alma 52 vjeçe e ve, çaloj pak, por më bën sinqeriteti e besnikëria më të bukur. Punoj e banoj në Tiranë. Kërkoj një mik të mirë, të arsimuar, të sinqertë, besnik, larg veseve të këqia për një lidhje sekrete të qëndrueshme. Dua të më dojë të më vlerësojë për këtë që jam. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit.

Jam Melisa 51 vjeçe nga jugu me banim në Tiranë, me një paraqitje shumë të mirë e rregullt, e pastër, e sinqertë, jam e kompletuar në çdo drejtim. Kërkoj një shok jete deri në moshen 55 vjeç të jetë një zotëri me shumë vlera ku të mbizotërojë sinqeriteti, korrektësia dhe qetësia shpirtërore, që ti japim jetës një drejtim të bukur. Kujt i intereson të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit.

Jam një vajzë X me banim në Tiranë, origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar për një lidhje serioze me një person që të jetë simpatik, me trup të rregullt, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit mosha 46-52 vjeç. Për sqarime më të hollësishme ja lëmë takimit. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë.

Jam 43 vjeçe beqare, nga jugu me banim në Tiranë, me arsim të lartë, me punë në shtet. Kërkoj të njoh një burrë beqar ose të divorcuar por pa fëmijë, me arsim të lartë dhe të jetë i punësuar mosha 43-50 vjeç nga jugu apo Shqipëria e mesme me banim në Tiranë.

Jam një vajzë qytetare nga Shkodra e arsimuar me kulturë me moshë 35 vjeçe, kërkoj të njoh një mashkull vetëm për qëllime serioze martesore që të jetë me moshë deri 41 vjeç, qytetar, beqar, i shkolluar, serioz, fisnik, sportiv, me gjatësi, larg veseve të këqia si duhani, alkoli, bixhozi, korrekt dhe me nivel, dhe që të kenë ekonomi dhe kushte shumë të mira jetese. Dhe që është me origjinë nga Shkodra, Tirana, Durrësi ose që jeton në Francë, Paris. Të interesuarit të lënë adresë emaili për komunikim. Vetëm persona serioze. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (27) View Comments (27)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më mungon...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement