Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’ia heq iriqat vajzës?

– Jam nëna e një fëmije 10 vjeç. Jam e shqetësuar për një problem që kam me vajzën pasi herë pas here i dalin iriqa nëpër duar. Ia kam trajtuar disa herë tek mjeku dermatolog me azot, por vazhdojnë t’i shfaqen përsëri. A ka mënyra të tjera se si mund t’ia trajtoj që të mos i shfaqen më?

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji:  – Verruket ose iriqat (lezet) janë shumë të përhapura sidomos te fëmijët. Shfaqen më tepër në pjesët e zbuluara, veçanërisht në zonat e trupit që nuk ushqehen mirë me gjak dhe si pasojë, kanë rezistencë të ulët. Ato përhapen me anë të kontaktit, janë zakonisht të shumta në numër, të lokalizuar në këmbë, duar, gishtërinj, mjekër, rreth buzëve. Verruket e vendosura në shojet e këmbëve janë të shpeshta dhe shkaktojnë dhimbje gjatë ecjes e qëndrimit në këmbë.

– Mjekimi i verrukeve duke përdorur azot të lëngshëm (krioterapia) është mjaft rezultativ në trajtimin e tyre. E rëndësishme është që seancat të bëhen rregullisht deri në eleminimin total të tyre dhe në rastet e rishfaqjes, të trajtohen në kohë. Gjithashtu, duhet të njoftohet edhe mjeku i shkolles ose i kopshtit në mënyrë që të trajtohen edhe fëmijët e tjerë nëse kanë verruke pasi ato janë ngjitëse dhe përhapen nëpërmjet kontaktit. Në verruket palmare dhe verruket pranë thonjve mund të përdoren edhe pomada me acid salicilik, me përqendrime të larta ose heqja me kyretazh me anestezi lokale.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Jam djalë dhe më janë rritur gjinjtë

Next Post

Është i dëmshëm seksi anal?

Advertisement