Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

 

Kishte errësirë

– Kam parë sikur shkoja në shtëpi, por aty nuk kishte drita dhe u frikësova. Më pas pashë që më kishin ardhur mysafirë dhe fillova të gatuaja ëmbëlsirë, bashkë me kunatën time, por më çuditi sjellja e mysafirëve të mi, të cilët nuk hëngrën. Vetëm unë me burrin hëngrëm ëmbëlsirë. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? Faleminderit.

Advertisement

– Shtëpia, siç e kam thënë edhe herë të tjera, paraqet personalitetin tuaj. Errësira është një lloj dështimi që keni pasur kohët e fundit, ose janë mendimet tuaja të zymta rreth një çështjeje. Edhe ëmbëlsira që nuk është ngrënë nga mysafirët, ka lidhje me planet tuaja që nuk u realizuan ashtu siç deshët ju dhe për këtë, do të bini në dëshpërim. Kunata tregon një lloj ndihme që ju e kërkoni në vetvete, por s’e kërkoni në realitet. Duhet të mbështeteni te një person i afërt i juaji tek i cili keni më shumë besim, që të arrini qëllimet tuaja në jetë.

 

Muajt e vitit

– A mund të na shpjegoni çfarë kuptimi kanë muajt e vitit në ëndrra? Jam shumë kurioze, sepse mua më ndodh shpesh të përmend muajt e vitit në ëndërr. Dua një shpjegim. Faleminderit.

– Muajt kanë shumë kuptime, gjithmonë në varësi të përmbajtjes së ëndrrës që mund të keni parë. Unë po ju tregoj të përgjithshmen: Muaji janar përfaqëson humbjen në dashuri ose një shoqëri të thyer. Shkurti tregon pikëllimin dhe shqetësime shëndetësore. Mund të simbolizojë edhe nevojën për dashuri. Muaji mars nënkupton zhgënjimet, por gjithashtu, shënon ardhjen e pranverës dhe në këtë mënyrë, shpresën për fillime të reja. Është edhe si një lloj metafore për rifillim, sidomos nëse jeni duke përjetuar një fazë të vështirë. Prilli nënkupton fitime materiale dhe kënaqësi. Maji tregon kohë, kënaqësi dhe arritje, deri diku. Qershori nënkupton shpresat, njohuritë dhe produktivitetin. Korriku ju tregon se ka një keqkuptim në një marrëdhënie personale ose në një çështje pune apo biznesi. Gushti tregon një opinion pozitiv, fat të mirë dhe pasuri. Shtatori tregon arritje të kënaqshme, shpërblim të përpjekjeve tuaja. Tetori tregon indiferencë në një situatë apo problem personal. Nëntori tregon nostalgji, mall për dikë dhe një lloj trishtimi të pashpjegueshëm. Dhjetori nënkupton miqësi dhe bashkime të lumtura, por edhe mbylljen e ndonjë çështjeje apo përfundimin e diçkaje.

 

E hipur mbi kalë

– Motra ime më ka parë mua në ëndërr të hipur mbi një kalë. Unë ecja nëpër ujë, por nuk trembesha fare. Më pas, sikur më pa me vello të bardhë dhe me një fëmijë në krah. Ju lutem, më thoni, çfarë kuptimi ka, se më ka zënë frika.

– Nuk keni pse të keni frikë, ju ka parë shumë mirë. Kali simbolizon fatin, fuqinë, pushtetin, pasionin dhe kurajon. Edhe të qenit mbi kalë tregon një pozicion shumë të mirë të personit që ka hipur mbi të. Do të keni arritje suksesi si ju, edhe motra juaj, sepse e ka parë ajo. Ëndrra tregon gjithashtu edhe dëshirën e saj për t’ju parë të suksesshme. Gjithsesi, të shikosh kalin në ëndërr sidomos në këtë mënyrë siç e ka parë ajo, tregon sukses. Velloja dhe fëmija janë dëshirat e ëndërruesit për të pasur lidhje të fortë shpirtërore dhe për të krijuar familje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test Çfarë dini për menstruacionet?

Next Post

Butrint: Çfarë ka mes meje dhe Vildanes?

Advertisement