Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse më dalin të larta yndyrnat?

– Jam Bledari, 31 vjeç, nga Durrësi. Kam bërë disa analiza të përgjithshme dhe më shqetëson fakti që gjithmonë më dalin yndyrnat e larta. A duhet të marr mjekim?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar Bledar, duke ju falënderuar për  pyetjen interesante, ju sqaroj se nivelet e larta të yndyrnave në moshën tuaj nuk është se janë shumë të shpeshta në klinikë, por kohët e fundit, për fat të keq, kemi konstatuar një numër gjithnjë në rritje të fëmijëve dhe të rinjve me çrregullime të yndyrnave. Si shkak i rritjes së këtij numri që mendoj se do të vlente edhe në rastin tuaj është mbipesha ose kequshyerja, në kuptimin e marrjes së kalorive të tepërta nëpërmjet ushqyerjes. Gjithashtu, ndikim jo të papërfillshëm ka edhe ulja e aktivitetit fizik. Mirë do të ishte të na kishit përshkruar diçka më shumë rreth peshës, gjatësisë, profesionit tuaj etj. Në raste jo të rralla, nivelet e larta të yndyrnave te të rinjtë janë gjetur në familje që kanë predispozita gjenetike për çrregullime të tilla.

– Në rastin tuaj, nëse ju keni informacion që një ose disa të afërm të familjes suaj vuajnë të njëjtin problem, atëherë duhet medoemos të filloni mjekimin me barna për uljen dhe normalizimin e nivelit të yndyrnave. Nëse nuk keni informacion për njerëzit e afërm, atëherë ju sugjeroj që edhe ata duhet të bëjnë analizat e vlerësimit të yndyrnave. Profilli yndyror i gjithsecilit nga ne përmban së pakti 5 tipe yndyrnash bazë, nga të cilat shumica (kolesterol total, LDL, VLDL, HDL) janë yndyrna le të themi “të brendshme”, që i prodhon vetë organizmi, ndaj kur ndodh çrregullimi i këtyre tip yndyrnash, duhet të mendohemi mirë se mos jemi përpara një sindrome dislipidike me karakter gjenetik. Trajtimi i kësaj sëmundjeje duhet të bëhet gjithnjë me një specialist endokrinolog, duke u bazuar kryesisht mbi nivelin e tipit yndyror të shtuar, por edhe mbi kushte të tjera të të sëmurit. Nëse nuk mjekohen shpejt dhe në kohë, këta individë rrezikojnë krijimin e pllakave ateriosklerotike e për pasojë, më vonë, sëmundja mund të shoqërohet me infarkte, tromboza apo sëmundje të tjera të zemrës dhe enëve të gjakut. Krahas mjekimit me barna, çdo individ që ka këto probleme, është i detyruar t’i nënshtrohet edhe dietës me përmbajtje të ulët yndyrore. Trajtuar në këtë rrafsh, duhet të luftohet në dy fronte, si në eleminimin e yndyrnave të tepërta në ushqim, ashtu edhe në frenimin e prodhimit të pakontrolluar të yndyrnave të brendshme. Si përfundim, çdo rast me këto problematika duhet të trajtohet si i veçantë. Kjo, në kuadër të sëmundjeve të tjera, në kuadrin e ngarkesës fizike që ai ka, por edhe të tipit ekzakt të çrregullimit yndyror që paraqitet. Besoj se ju kam dhënë informacion të mjaftueshëm rreth problematikës që ju ngrini. Pres të më shkruani sërish.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më dhemb gjoksi e shpatulla

Next Post

Trend: Së shpejti një aplikacion koktejlesh nga Mirjan Dautaj.

Advertisement