Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Dr. Agron Islamaj, neurolog Tiket, shkaqet, dukuritë klinike dhe mjekimi i tyre
Luiza Gega, një kampione në harresë Nuk e lejoj politikën të krenohet me rezultatet e mia!
Më ngrihen trigliceridet

Luiza Gega, një kampione në harresë Nuk e lejoj politikën të krenohet me rezultatet e mia!

 

Luiza Gega është pa dyshim një ndër heroinat e sportit shqiptar. E vetme, ajo arrin të shpallet kampione e Europës në 1500 metra duke vendosur rekord. Pavarësisht mungesës së medaljes në bazë të rregullave “të çuditshme” të atletikës, shqiptarja është mjaft e lumtur për rezultatet e arritura. Në kemi arritur t’i shkëpusim një intervistë nga Baku-ja, ku na tregon emocionet dhe “mllefin” e akumuluar për harresën shtetërore ndaj rezultateve dhe sportit të atletikës në përgjithësi. Ajo i ka synimet e qarta dhe e presin sfida edhe më të forta, por e bën të qartë se sukseset e arritura ua dedikon vetëm shqiptarëve… jo institucioneve!

 

Advertisement

Eraldo Harlicaj: – Luiza, keni patur një paraqitje të shkëlqyer në Baku. A mund të na tregoni emocionet e garave?

Luiza Gega: – Aktiviteti ishte i përmasave të mëdha pasi stadiumi dhe infrastruktura sportive ishte e një cilësie shumë të lartë. Kjo e bënte këtë aktivitet edhe më interesant e të rëndësishëm.

– A gjeti interesimin e publikut një aktivitet i tillë?

– Po, kishte një interesim të madh, pasi për dy ditët e aktivitetit të atletikës u shitën një mesatare ditore prej 50 mijë biletash dhe gjatë kohës që unë kisha garat, ishte edhe publik më i shumtë në numër. Sigurisht, në një atmosferë të tillë, emocionet janë të papërshkrueshme.

– E prisnit një triumf të tillë?

– Përgatitem prej shumë kohësh që të kem një përfaqësim sa më dinjitoz. Sigurisht, kur vjen edhe vendi i parë çdo gjë duket që ka shkuar sipas planit e objektivave që kemi vënë me trajnerin. Natyrisht, garës asnjëherë nuk i dihet, por ne kemi shkuar me objektiva të qarta.

– Një medalje e argjendtë dhe një medalje e artë (morale). A ndjen keqardhje që nuk mundët të merrni atë që ju takon?

– Nuk e di, por them se jam e pafat. Unë e fitova garën, kurse rregulla të tilla nuk janë më në kompetencën time. Pavarësisht rezultateve të larta, siç ishte vendi i gjashtë në botë gjatë vitit 2014, shteti shqiptar nuk dha asnjë shpërblim sado modest apo një telefonatë për të më përgëzuar. A thua se vendi i gjashtë në botë nuk vlen për vendin tonë ose për këtë institucion.

– Po këtë radhë, a ndryshoi gjë në këtë drejtim?

– Me keqardhje them se edhe me rezultatet pozitive në Baku, ky trend nuk ka ndryshuar. Asnjë telefonatë përgëzimi nuk kam marrë nga strukturat shtetërore, por shpresoj të ndodhë dhe të marr vlerësimin e merituar.

– Pas gjithë atyre rekordeve kombëtare, vjen edhe një rekord europian…

– Meqenëse ishin Lojërat e para Olimpike Europiane, u vendos edhe një rekord olimpik europian (Games Record). Pas katër vitesh, do të tentoj ta përmirësoj kohën e sigurisht, të jem përsëri e para.

– Pas paraqitjve shumë të mira në të gjitha garat që keni marrë pjesë, a mendoni se ky është maksimumi juaj apo mund të arrini më lart?

– Nëse një sportist do ta pranojë se ka arritur maksimumin, më mirë ta lërë sportin e të merret me diçka që mund ta bëjë më mirë. Kam mundësi e potencial të madh për t’u përmirësuar shumë më tepër dhe për të bërë akoma më shumë se çfarë kam bërë deri më tani.

– Për të pasur këto rezultate, duhen edhe investime… Si janë kushtet e një kampioneje në Shqipëri?

– Kushtet janë në nivelin më të ulët në rajon e jo më të nivelit botëror, me të cilët duhet të konkurroj.

– Cili është problemi kryesor i atletikës sot?

– Mungesa e infrastrukturës sportive më ka lënë pak prapa me arritjen e objektivave të vendosura. Këtu mungojnë kushtet elemetare që në çdo vend, sado të varfër ekonomikisht, nuk diskutohen.

– Ju nuk gjeni mbështetje nga shteti?

– Dëgjo, sidomos atletika nuk ka mbështetje nga strukturat shtetërore pasi e shohin si sport periferik e këtë s’e kam kuptuar asnjëherë. Në disa sporte jane dhënë shumë para, pasi mbështeten nga individë të caktuar pranë qeverisë. Nuk e kuptoj se çfarë lidhjeje ka sporti me politikën apo me dëshirën e individëve për të dhënë fonde për një sport a një sport tjetër, pavarësisht se rezultatet e mia janë më të lartat në Shqipëri, aktualisht në të gjithë sportin shqiptar.

– Në këte harresë shtetërore hyn vetëm infrastruktura sportive apo edhe sportistët janë pjesë e këtij fenomeni?

– Unë flas për veten time dhe harresa është absolutisht deri në pikën që as nuk e kanë idenë se ku ndodhem në stërvitje apo si do t’ia arrij të plotësoj kushtet e saj. Kjo ndodh se ata nuk duan të nxjerrin fonde e për këtë arsye, bëjnë sikur nuk ekzistoj. Turp i madh! Por, sigurisht që s’do t’i lejoj të krenohen me arritjet e mia pasi ato janë merita ime dhe e trajnerit tim. Ata s’kanë asnjë kontribut në ato çfarë kam arritur e çfarë do të arrij.

– A ka ndonjë institucion që ju e falënderoni?

– Unë dua të falënderoj KOKSH dhe CIO (Komiteti Olimpik Shqiptar dhe Komiteti Olimpik Botëror) për ofrimin e bursës olimpike “Rio 2016”.

– Aktivitetet më të afërta për ju?

– Kampionati botëror është ndalesa e radhës, ku duhet të marr maksimumin tim.

– A mund të na tregoni hapat tuaj të parë në sportin e atletikës?

– Sportin e kam filluar 14 vjeç, kam qenë natyrë sportive. E gjithë dita më zinte duke luajtur.

– Kush e zbuloi talentin tuaj?

– Një i afërm ishte trajner moshash dhe më ofroi të shkoja të bëja stërvitje. Pas 4 muajsh u zhvillua krosi kombëtar 3000 metra për të rritur, ku unë garova dhe dola e para. Aty ndjeva një emocion të veçantë dhe kuptova që e dua vërtet këtë sport.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dr. Agron Islamaj, neurolog Tiket, shkaqet, dukuritë klinike dhe mjekimi i tyre

Next Post

Më ngrihen trigliceridet

Advertisement