Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kur duhet ta humbasësh virgjërinë?

 

Humbja e virgjërisë është një etapë e rëndësishme në jetën e një vajze. Përveç  eksitimit të kuptueshëm, humbja e saj shoqërohet shpesh me frikë. Por, cila është mosha ideale e humbjes së saj, pra, e raportit të parë seksual, 15, 18, apo 20 vjeçe? Ja, disa këshilla të vogla për të kuptuar se cili është momenti i duhur.

 

Advertisement

Ç’do të thotë të humbasësh virgjërinë?

Teknikisht, një vajzë është ende e virgjër kur himeni (cipa që ndodhet në hyrje të vaginës) është ende e paprekur. Gjatë një raporti seksual, kjo cipë çahet nga penisi dhe nga ky proces mund të dalin disa pika gjak. Ky është momenti i zhvirgjërimit. Ekzistojnë shumë ide në lidhje me humbjen e virgjërisë. Për shembull, kalërimi mund të bëhet shkak për humbjen e virgjërisë. Nga ana tjetër, praktikimi i një sporti të rregullt, si kërcimi apo kalërimi mund ta zbusin himenin, për të bërë që të kesh më pak dhimbje gjatë penetrimit të parë.

Mosha ideale

Pjekuria seksuale e djemve dhe e vajzave mendohet se arrihet nga mosha 15 vjeçare, por kjo nuk do të thotë se, nëse je i/e virgjër në moshën 16 vjeç, je jashtë normave! Përsa i përket marrëdhënies së parë seksuale, nuk ka “moshë normale”, gjithçka varet nga pjekuria fizike e psikologjike… dhe nga rrethanat.

E gatshme në trup dhe mendje

Raporti i parë seksual duhet bërë kur keni dëshirë për këtë. Ju duhet të jeni mjaft të pjekura seksualisht dhe të keni dëshirë ta bëni diçka të tillë. Në moshën e adoleshencës trupi pëson një metamorfozë, ai merr formën e një trupi të rritur dhe zgjohet dëshira. Ju keni zbuluar si të kënaqni veten dhe ndjeheni mirë në këtë drejtim. Ju, pra, keni arritur një pjekuri fizike relative, por për momentin, lidhja juaj me seksualitetin është e vetmuar dhe në kufijtë e fantazisë. Jeni gati psikologjikisht t’ia zbuloni intimitetin tuaj një djali dhe ta ndani kënaqësinë me të? Nganjëherë, trupi zhvillohet më shpejt se truri, por që të kalosh në veprim, duhet që të dyja të veprojnë në unison.

Rrethanat më të mira

Kur të ndjeheni gati fizikisht dhe psikologjikisht, mbetet të gjendet personi i duhur. Ai duhet t’ju pëlqejë vërtet dhe t’ju ngjallë besim të mjaftueshëm, sa të keni dëshirë të bëni dashuri me të. Edhe rrethanat kanë rëndësi. Ju duhet të ndjeheni mirë dhe e sigurtë në praninë e tij. Kjo ka rëndësi, sidomos për herën e parë. Nëse ju jeni e tendosur, muskujt vaginalë do të kontraktohen dhe penetrimi do të shoqërohet me dhimbje. Prisni të takoni djalin me të cilin ndjeheni mirë, për të bërë këtë hap, megjithëse kjo mund t’ju duket zhgënjyese… Zhgënjimi dhe pritja janë pjesë e jetës dhe e bëjnë më pikante jetën seksuale!

Mos e dramatizoni situatën

Disa vajza presin të jenë vërtet të dashuruara për të humbur virgjërinë. Ato kanë të drejtë, është një etapë thelbësore në jetën e një gruaje, që nuk duhet prishur. Kjo eksperiencë e parë është vendimtare për jetën tuaj të ardhshme seksuale. Nëse ajo përjetohet keq, mund të shkaktojë bllokime ose trauma. Merreni shtruar, asgjë nuk ju nxiton. Jeta është e gjatë dhe gjërat ndodhin atëherë kur duhet të ndodhin. Ka gjithashtu vajza që zgjedhin një burrë me ekperiencë, që u pëlqen, por me të cilin nuk janë të dashuruara. Ato duan të heqin qafe diçka që e konsiderojnë si një barrë të rëndë, me qëllim që të përparojnë në jetën e tyre seksuale. Nëse ato janë të sigurta për ta pranuar zgjedhjen e tyre, pra, të jenë ndryshe nga të tjerat, atëherë, pse jo? Në të dyja rastet, më e rëndësishme është të ndjeheni gati dhe të mos e dramatizoni situatën: hera e parë nuk është kurrë sensacionale, por ajo u hap rrugë të tjerave, që janë më të këndshme!

Masat që duhet të merrni

Pas rëndësi ka mosha. Nëse ju vendosni të humbisni virgjërinë, duhet të konsultoheni me një gjinekolog për të përdorur metodën kontraceptive më të përshtatshme. Mos harroni edhe të përdorni prezervativin, i cili është i vetmi që të mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, po edhe nga infeksionet më të lehta dhe që është i domosdoshëm!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kujt i ngjan burri ideal?

Next Post

Më lanë që të dy...

Advertisement