Keni shumë pjeshkë të pjekura dhe nuk dini ç’t’i bëni? Një kek të thjeshtë me pjeshkë (në anglisht, crumble), ëmbëlsirë tradicionale angleze. Bëhet edhe me kajsi.

 

Përbërësit

Për mbushjen:

1 kg pjeshkë të pjekura, të qëruara dhe të prera në thela 1 cm

¾ filxhan sheqer

1 lugë gjelle lëng limoni

4 lugë çaji niseshte

Një majë luge kripë

Për sipër:

6 lugë gjalpë pa kripë, në temperaturën e dhomës

¼ filxhan sheqer kaf

1 filxhan miell (rrafsh)

Një majë luge kripë

 

Përgatitja

Vini furrën të ngrohet në 180 gradë celsius. Përgatitni mbushjen: përzieni pjeshkët, sheqerin, lëngun e limonit, niseshtenë e kripën dhe hidhini në një tepsi mesatare. Përgatisni pjesën e sipërme: Në një tas të madh, rrihni gjalpin dhe sheqerin kaf derisa të krijohet një masë e bardhë si shkumë, shtoni miellin e kripën dhe përziejeni me duar derisa të formohet një masë si rërë e ashpër. Hidheni këtë masë mbi atë të pjeshkëve, në afro 1 cm trashësi. Piqeni në furrë afro 40-50 minuta, derisa në qendër të dalin fllucka nga zierja e pjeshkëve, duke e mbuluar me një letër alumini (jo të mbyllur, por të hapur) pas 30 minutash. Shërbehet e vakët.

Këshillë: Mund të shtoni një gotë manaferra, ose boronica te pjeshkët. Pjesa e sipërme ngrin mirë, kështu që mund të bëni sa për dy herë (dy doza), ta vini gjysmën në ngrirje dhe ta ruani për një herë tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here