Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Çfarë gabimesh po bëj në stërvitje që shtoj peshë?

– U bë ca kohë që stërvitem, por nuk shoh ndonjë rezultat të mirë, përkundrazi, kam shtuar në peshë dhe kjo më duket pak e çuditshme. Ju lutem, më thoni, ku qëndron gabimi im në stërvitjen që bëj?

Mario instruktor: – Faleminderit për letrën tuaj, megjithëse me pak të dhëna. Nuk na thonit moshën dhe gjininë, të cilat kanë rëndësi në përgjigjen që do t’ju japim. Ajo çfarë shprehni ju në letrën tuaj, është e mundur dhe arsyet janë këto që do t’ju themi më poshtë: Një nga arsyet e shtimit në peshë, edhe pse stërviteni shumë, është konsumimi i ushqimit të pasur me karbohidrate menjëherë pas ushtrimeve. Kjo shkakton shtimin e kilogramëve dhe ujit në organizëm. Në këtë mënyrë, muskujt fryhen dhe bëhen gjithnjë e më të mëdhenj, duke shtuar masën dhe kilogramët. Pra, në këtë pikë, duhet të keni shumë kujdes se çfarë konsumoni dhe kohën kur konsumoni darkën, drekën etj. Edhe në rastin e ushtrimeve rezistente dhe me pak përsëritje (si ngritja apo tërheqja e peshave të mëdha), muskujt e mbledhin ujin dhe zgjerohen duke e shtuar kështu vëllimin e tyre e peshën. Sipas studimeve është arritur në një përfundim, se me anë të ushtrimeve të rregullta, shtohet edhe oreksi. Kështu, organizmi fillon të kërkojë gjithnjë e më shumë kalori, prandaj njerëzit fillojnë të hanë gjithnjë e më shumë dhe kjo çon te shtimi në peshë. Këtu lind pyetja se çfarë duhet të bëni që të mos shtoni në peshë?

– Në qoftë se vërtet dëshironi të humbni peshë me anë të ushtrimeve, atëherë fillimisht duhet të nxeheni, pastaj të bëni disa ushtrime të kombinuara, kardio (si biçikletë, pistë, step apo aerobi) me ushtrimet me pesha jo shumë të rënda dhe me përsëritje më të shpeshta.

Advertisement

– Po ashtu, është e nevojshme që të shmangni ushqimin me indeks të lartë glicemik (për shembull ushqimet nga mielli i bardhë ose ato të cilat kanë shumë sheqer). Njerëzit mund të gabojnë nëse pas stërvitjeve hanë ushqim me shumë karbohidrate, në vend që të pinë lëng proteinik ose të kosumojnë një copë mishi, që do të ushqejë muskujt duke mos shkaktuar mbipeshë. Rënia në peshë është më e lehtë nëse keni në dispozicion periudhë më të gjatë kohore për ta arritur qëllimin. Në këtë rast, ajo mund të arrihet përmes ndryshimit të raportit ndërmjet kalorive të konsumuara dhe sasisë së energjisë së shpenzuar. Prandaj, për fillestarët rekomandohet ecje 30-minutëshe pas çdo vakti, sepse kjo ecje do ta ketë efektin e njëjtë sikurse të ushtroheni në palestër. Kini kujdes gjithmonë pas stërvitjes, të mos konsumoni direkt ushqime apo të pini lëngje me sheqer. Më mirë konsumoni një frut që ka pak sheqer, ose pini ujë, apo një kafe pa sheqer nëse nuk rrini dot pa konsumuar apo pirë diçka. Po të ndiqni rregullat e mësipërme, do të arrini një rezultat pozitiv menjëherë pas disa javëve stërvitje.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave te mia...

Next Post

Më la se i pëlqenin paratë dhe puna e rrugës

Advertisement