Përbërësit për 4 persona:
– 6 petë të gatshme byreku
– 250 gramë ton konservë
– 2 presh ose qepë
– një thelb hudhër
– 1 lugë kafeje këri (curry)
– 2-3 lugë supe pana
– 1 vezë
– kripë, pipër
Përgatitja
Vini furrën në 180 gradë celsius. Grini preshtë e hudhrën dhe kavërdisini me vaj ulliri në një tigan, derisa të pinë ujin e vet. Hidhuni pak kripë (jo shumë, se ka edhe toni) dhe piper. Në një tas thërrmoni tonin, shtoni kërin, panën, vezën e preshtë dhe përziejeni. Shtroni byrekun normalisht, ose bëjini byrekë trekëndësha, duke vënë nga pak nga përzierja te secili, pasi ta keni lyer petën më parë me vaj apo gjalpë të shkrirë. Ky gatim bëhet edhe me salmon të freskët, të cilin e kemi kavërdisur pak me preshtë. Sapo të dalin nga furra, i shërbejmë me pak sallatë.