Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A është agjërimi kurë psikologjike?

 

– I nderuar Dr. Demiri, vitin e kaluar ju kam ndjekur në një emision ku keni folur për dhjetë sëmundjet që shëron agjërimi. Të gjitha nuk i mbaj mend, por më bëri përshtypje kurimi psikologjik i agjërimit dhe dua të di më shumë për të. Më intereson pasi këtë vit kam filluar agjërimin. Me dashuri, Jumna.

Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – Po të përgjigjem me dashuri, jo vetëm për pyetjen e vlefshme, por edhe sepse mbake emrin të lumtur e të bukur si të mbesës time: Jumna. Dhjetë sëmundjet që shëron agjërimi e të cilat janë të vërtetuara nga shkenca, janë këto:

Advertisement

  1. Agjërimi vepron si një “kirurg” natyror i cili eleminon qelizat e dobëta apo të shkatërruara të trupit duke e çliruar organizmin nga tepricat, për të qenë më i gjallë, funksional, aktiv dhe potent.
  2. Forcon gjithë sistemin imunitar të njeriut për t’u bërë ballë shumë sëmundjeve.
  3. Shëron sëmundjet e lëkurës dhe ato alergjike, duke i vënë kufi lëkurës së yndyrtë, pasi e pakëson përqindjen e ujit të tepërt në gjak.
  4. Shëron dhimbjet e kyçeve pasi heq e pakëson lëndët helmuese që janë shkaktare (eksperiment i kryer ky në Rusi i cili kërkon jo më pak se 3 javë agjërim).
  5. Është kurë e bukur psikologjike për të cilën do flasim më poshtë.
  6. Mbron organizmin nga trombozat pasi pakëson yndyrnat dhe kolesterolin e keq, lëndë që ngjitet në muret e damarëve dhe i dëmton ato.
  7. Shëron diabetin pasi pankreasi çlodhet nga ushqimet e tepërta.
  8. Shëron përdhesin, një dhimbje therëse që shoqërohet me enjtje e skuqje sidomos të gishtit të madh të këmbës.
  9. Shëron e lehtëson zemrën, pasi ul 10 % ngarkesat e saj nga zvogëlimi i punës në stomak.
  10. Shëron trupin nga dhjamosja e tepruar dhe aftëson frenimin e mbingrënies.

Dhe tani, le t’i rikthehemi pikës 5 e cila shpjegon se përse është agjërimi një kurë e bukur psikologjike. Të gjitha sëmundjet që përmenda më sipër e që i shëron agjërimi nuk janë as supozime e as fantazi, por të vërtetuara shkencërisht. Siç kam shpjeguar edhe më parë, te Kurani i Shenjtë pasqyrohen shumë të vërteta shkencore tashmë të vërtetuara nga shkencëtarët, pasi Bibla dhe Kurani, këto dy thesare të kulturës botërore përmbajnë brenda përvojën mijëra vjeçare që shpesh i habit edhe shkencëtarët e mëdhenj.

Agjërimi nuk shëron vetëm sëmundjet e trupit, por ai është edhe një kurë shumë e mirë psikologjike, e provuar kjo shkencërisht. Për këtë mund të flasin më mirë besimtarët, pasi te besimtarët kjo vepron dyfish, duke i lidhur edhe me kënaqësinë e krenarinë sublime të të agjëruarit, aq sa thonë “do të na marrë malli për agjërimin”, por këtu unë dua të paraqes studimet e shkencëtarëve të cilët e kanë studiuar apo provuar agjërimin pa pasur lidhje me Islamin. Kështu ka ndodhur që shumë studiues e kanë pranuar Islamin, pas studimeve që kanë bërë, në fakt, për ta kundërshtuar atë.

– Tom Bernez, studiues nga Perëndimi ka agjëruar duke zbatuar pikë për pikë rregullat e agjërimit dhe ka shkruar: “Megjithëse unë fillova të agjëroj për të ulur peshën e tepërt, shpejt kuptova se agjërimi ishte shumë i dobishëm edhe për aktivitetin e trurit. Do të agjëroj vazhdimisht sepse tani e konsideroj agjërimin më shumë si një eksperiencë të thellë shpirtërore sesa trupore. Me bindje them se agjërimi ndihmon mënyrën e të menduarit pasi nxit lindjen e ideve të reja, ndjesive të bukura, si edhe përqendrimin e ndjenjave. Ai të bën më reflektues e të dashur, shoqërisht të vlerësuar. Ai sikur të shkrifton “mendjen” e shpirtin. Nuk kisha kaluar shumë kohë nga fillimi i agjërimit në Institutin Shëndetësor “Bulling” ku punoj dhe ndieja që po kaloja një gjendje lartësimi shpirtëror të paimagjinueshme. Tani e bëj një gjë të tillë disa herë, në kohëzgjatje 1-6 ditë. Në fillim, qëllimi ishte që të pastroja trupin nga shëndeti i tepërt, por tani agjëroj për të pastruar edhe shpirtin tim nga tërë të metat e mbledhura gjatë jetës sime. Shëtita nëpër botë për disa muaj dhe ndjeja sikur isha edhe unë përgjegjës në një mënyrë apo tjetër për padrejtësitë që pashë ndaj shumë njerëzve, kështu që, kur agjëroj, sikur kërkoj falje edhe për këtë. Kur agjëroj më ikën tërë dëshira për ushqim dhe i tërë trupi im ndjen një rehati të madhe. Ndjej që shpirti im largohet nga kapriçot dhe ndjenjat e këqija si: lakmia, xhelozia, dëshira për sundim etj. Gjithashtu, ndiej të largohen edhe disa gjëra që më ndjekin pas, si frika, luhatja, ndjenja e mërzisë etj. Tërë këto nuk i ndjeja që të ndikonin tek unë gjatë agjërimit… Ndiej edhe dashuri dhe një mirëkuptim të mrekullueshëm me tërë njerëzit përreth gjatë tij. (Shënim: intervista e këtij studiuesi gjendet e botuar edhe te gazeta “Albania” Nr. 49, fq, 12, e dielë 2 mars 2008)”.

Edhe studimet e tjera, të paraqitura në një konferencë në shkurt të vitit 1998 në Arabinë Saudite kanë vërtetuar se agjërimi është shërues jo vetëm për trupin e shpirtin, por edhe për mendjen, ku nga 86 të sëmurë me sëmundje të ndryshme, të gjithë, gjatë muajit të Ramazanit ndjenë përmirësim të gjendjes shëndetësore e shpirtërore dhe vetëm 11 % ndjenë paksa luhatje dhe nuk përfituan aq sa 89 % e agjëruesve. Edhe gjatë terapisë, sipas revistës amerikane “Jirin” agjëruesi përfiton shumë dhe djeg 200 kalori. Besoj se u kuptuam, e nderuar letërshkruese.

Edhe autori i këtij shkrimi është habitur kur ka vënë re se dikush që agjëronte, jo vetëm që nuk kishte etje apo uri, por madje punonte në beton me lopatë dhe nuk ndjente etjen, kur ne të tjerët pinim ujë e nuk shuanim dot etjen në atë vapë të tmerrshme kur po ndërtoja shtëpinë. Kur mora vesh se ai ishte agjërueshëm, doja ta favorizoja duke i dhënë një punë më të lehtë, por ai nuk pranoi kurrsesi. Çfarë “çudie” e bukur! Ose ndodh që shumë klientë të mitë vijnë për seanca sepse nga inati, nervozizmi e mosfrenimi rrezikojnë burgun ose jetën, pasi një padrejtësie sado të vogël, i përgjigjen me mospërmbajtje me një padrejtësi shumë më të madhe. Kur unë i pyes ata se çfarë këshillash kanë dëgjuar për t’iu ruajtur nervozizmit, ata më thonë gjëra të çuditshme, si: “mos e mbaj gishtin në këmbëz”, ose “numëro deri në dhjetë”, etj. Shumë bukur, por ka edhe më të bukura se kjo që thonë se “inatin e sotëm lëre për nesër” dhe kjo është këshilla: “vepro sikur të jesh agjërueshëm”. Këtë e dinë më mirë agjëruesit, të cilët po qe se do të nxehen e grinden qoftë edhe me fjalë, u prishet agjërimi, ndaj ata të përgjigjen “më fal, por s’ta kthej dot se jam agjërueshëm…”. Çfarë vetëpërmbajtje! Çfarë vetëdisiplinimi e vetëfrenimi: të durosh padrejtësinë apo fyerjet edhe duke qenë i uritur apo i “djegur” për ujë. Dhe çfarë fuqie shpritërore me elemente paqeje e vetëpërsosje me fuqi të madhe edukative.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimtaria juaj...

Next Post

Jam e bukur, por prapë, diçka më mungon

Advertisement