Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Flutra nga Durrësi 49 vjeçe beqare, nuk lind fëmijë, jam me karakter të fortë, bëj jetë familjare të rregullt. Kërkoj një lidhje serioze me një zotëri të jetë deri në moshen 53 vjeç, të jetë njeri i rregullt, familjar, pa vese të këqia alkoli bixhozi etj. Të jetë i ve do ishte më mirë, jo për tu tallur, vetëm për lidhje serioze. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë.

I përgjigjem intelektualit nga Korça me emrin Berti dhe i them të marrë numrin tim të telefonit në redaksi. Jam serioze dhe pretendoj per diçka serioze. Jam në pritje të telefonatës tuaj. Faleminderit.

Përshëndetje, jam një zonjë nga Shqipëria e mesme 45 vjeçe kërkoj një mik të mirë. I interesuari të lërë numër telefoni për komunikim. Faleminderit.

Advertisement

Përshëndetje! Jam Etla nga Dibra e divorcuar me banim në Tiranë, dua të lidhem me një mashkull për martesë, të jetë serioz, mysliman nga mosha 40-45 vjeç, në gjëndje të mirë ekonomike, simpatik, elegant, respekte dhe faleminderit. I interesuari të përgjigjet në gazetë.

Ela 38 vjeçe nga një qytet i madh, familjare, serioze shumë e hijshme bëj jetë bashkëshortore të rregullt por miqësia me një ekstra zotëri me moshë të pjekur të moshës 50-65 vjeç, që ka të gjitha kushtet për çdo gjë. Të jetë i bindur i urtë me një femër ndoshta do ja vlente një miqësi familjare. Gjithmonë sekreti të jetë mes meje dhe atij sepse këhstu ja vlen miqësia. Kush e pranon këtë miqësi të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.

Përshëndetje, kam humbur kontaktet me një mikun tim që i përfundon nr. 579. Jam në merak nuk e di përse e ka të fikur telefonin, ndoshta e lexon dhe i them. Megjithëse vendimet janë të tuat, njeriu duhet të ketë kurajon ta shikoj tjetrin në sy. Mendoja se ekzistonin njerëzit përfekt por qenkam gabuar. Të uroj nga zemra të jesh i qetë, i arsyeshëm jo i stresuar. Ti e di ku më gjen. Me respekt Aida.

Jam Mira jetoj prej vitesh në Itali, jam 28 vjeçe, jam e ndarë, kam një fëmijë, kërkoj të njoh një mashkull serioz për martesë. Ju lutem vetëm të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë. Jam Ardiana 33 vjeçe kërkoj fatin e jetës. Kush është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Jam X vajzë me banim ne Tirane dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, neqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja leme takimit.

Jam Bardha kam humbur lidhjet me Bardhin. I them të më marri në telefon.

Unë që po ju shkruaj jam një zonjë nga Fieri 47 vjeçe e mirë simpatike por jeta për mua ka qënë e vuajtur, burrin që kam ma ka bërë jetën ferr. Kam 3 fëmijë dhe them shyqyr që nuk ngjajnë si ai, i kam të mirë, po çfarë mund të bëj një grua vetëm e vetmuar gjithë jetën kur nuk kam pas mbështetje nga burri. Kërkoj një zotëri të dijë të vlerësojë një femër të vuajtur, dua të më ndihmojë nga ekonomia.

Ai që e lexon këtë mesazh të jetë i sinqertë besnik dhe pa gënjeshtra. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë. Faleminderit nga Mira.

Jam një vajzë nga Vlora 40 vjeçe interesohem për lidhje serioze jo tallje. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam nje gocw nga Tirana, pa histori dashurie, shumë e rregullt. Doja të gjeja një djalë të mirë dhe të sinqertë dhe simpatik të paktën deri në moshen 38 vjeçare, vetëm për qëllime serioze.

Jam një vajzë nga Kosova 39 vjeçe, beqare e vonuar por sinqeriteti dhe karakteri im më bëjnë të jetoj kështu deri tani, sepse nuk mund të pranoj gjithçka. Kërkoj të lidhem me një djalë të moshës deri 44 vjeç, që jeton në Evropë dhe i divorcuar nuk prish punë, vetëm fëmijë të mos ketë. Ai që lexon këtë sms uroj të jetë i sinqertë besnik dhe i vërtetë. Pres përgjigje në gazetë. Faleminderit.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (34) View Comments (34)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Urime & pershendetje...

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement