Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vajzat kerkojne djem…

Përshëndetje, jam një zonjë nga jugu 41 vjeçe dhe kërkoj një shok të jetë i moshës 45-52 vjeç të jetë i sinqertë, jam shumë e vuajtur në jetën time dhe më mungon një mik a shok i mirë, ti japim njëri-tjetrit dashurinë e munguar. Të më ndihmojë në të gjitha drejtiemt, nëse ka ndonjë që gjen veten në këtë mesazh të lërë numër telefoni në gazetë.

Përshëndetje, jam Rozona 45 vjeçe, menaxhoj biznesin tim familjar e rregullt dhe e kompletuar për një ngrohtësi shpirtërore. Jam e interesuar për një zotëri intelektual i punësuar me nivel ku të mbizotërojnë ndjenjat njerëzore me vlera qytetare dhe shumë familjar. Stop të divorcuarit, aventurieret dhe verioret. Zotëria të jetë shumë i sinqertë, i çilter ku të dijë të përcjellë një emocion të ri mosha 45-50 vjeç. I interesuari të vendosë nr. telefoni në gazetë. Faleminderit.

Kërkoj një zotëri intelektual me pushtet që bën çdo gjë për një shoqe shumë të mirë. Për çdo informacion më dërgoni vetëm sms në këtë nr. cel. 067GPDJPG1.

Advertisement

Jam Eni nga Durrësi 48 vjeçe, beqare me pamje të mirë e me vlera shumë më të mira. Pretendoj për një zotëri me karakter pa vese për qëllime të mira serioze nga mosha 50-57 vjeç nga Durrësi ose Tirana. Lini një numër telefoni për komunikim. Ju faleminderit.

Përshëndetje i përgjigjem zotërisë që ka lënë emailin për znj. e plagosur. Po patet mundësi më lini numër telefoni sepse unë nuk përdori internet.

Jam një femër shumë e bukur, jetoj vetëm, prindërit jetojnë në Budapest dhe kam pak kohë që kam ardhur. Dua të njoh një biznesmen me nivel të më përgjigjet për nevojat e mia, por mbi të gjitha të jetë serioz, pa vese dhe të jetë i ndjeshëm, pasi nuk jam mësuar me jetën këtu. Respekte nga Julia, vetëm për biznesmene.

Përshëndetje, jam 22 vjeçe beqare dhe nuk është se jam aktualisht për momentin në kërkim të princit të kaltër, sepse kam ndërmend ta gjej pasi të mbaroj shkollen e lartë dhe të bëj një farë karriere pune, atëherë kismet. Por nëse do njihja dikë vërtetë serioz tipi im, dëshiroj të jemi thjeshtë shokë, pa tallje, dua ta njoh thjeshtë si shok, pastaj të shohim dhe dua të më përshtatet për atë që kërkoj unë tek një mashkull. Plus që nuk do më pëlqente aspak të më pyeste për të kaluaren, pasi askush nuk besoj të preferojë të thojë të kaluara të hidhura. Vetëm nëse do ta ndjente vete ta tregonte çdokush, përfshirë dhe unë. Jam tip sportiv i qetë, më pëlqejnë shumë librat, shëtitjet në natyrë, jam njeri që e marr jetën si të më vijë (në kuptimin e mirë të fjalës) nga i madhi Zot pasi e besoj vërtetë me gjithë shpirt. Të interesuarit të lënë numër telefoni nëse dëshirojnë të më zgjedhin mua si shoqe.

Jam një zonjë nga Durrësi kërkoj një lidhje serioze me nje zoteri po nga Dr. mosha e tij të jetë 43-45 vjeç, jo aventurier. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.

Jam një 24 vjeçare nga Kosova dhe për pak kohë jam në Perëndim, nuk posedoj nënshtetësi. Jam e interesuar për një mashkull deri në moshen 40 vjeç për lidhje serioze martesore, kam një fëmijë. Për më shumë lini numrin tuaj të telefonit.

Përshëndetje, unë që ju shkruaj jam nga jugu 45 vjeçe do më pëlqente të njihesha me një person të mirë që di të respektoje një femër. Të jetë i sjellshëm pa vese si bixhozi, alkoli etj. Se mua më është lodhur jeta me këto gjëra, vetë jam e komunikueshme, e mirë pak e shëndetshme. Do më pëlqente dhe të më ndihmonte se jam keq. Ju lutem kush ta lexojë të mos tallet me fatkeqësinë e tjetrit. Po pati njeri që i plotëson kërkesat e mia, ju lutem të lëri nr. telefoni në gazetë. Me respekt zonja e lodhur nga jeta.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (43) View Comments (43)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Do të bie në depresion për shkak të sëmundjes?

Next Post

Njoftime nga Anglia, Skandinavia, Belgjika, Italia...

Advertisement