Përshëndetje, unë që ju shkruaj jam nga jugu 45 vjeçe do më pëlqente të njihesha me një person të mirë që di të respektoj një femër. Të jetë i sjellshëm pa vese si bixhozi, alkoli. Se mua më është lodhur jeta me këto gjëra, vetë jam e komunikueshme, e mirë pak e shëndetshme. Do më pëlqente dhe të më ndihmonte se jam keq. Ju lutem kush ta lexojë të mos tallet me fatkeqësinë e tjetrit. Po pati njeri që i plotëson kërkesat e mia, ju lutem të lëri nr. telefoni në gazetë. Me respekt zonja e lodhur nga jeta.
Jam Flutra nga Durrësi 49 vjeçe beqare, nuk lind fëmijë, jam me karakter të fortë, bëj jetë familjare të rregullt. Kërkoj një lidhje serioze me një zotëri të jetë deri në moshen 53 vjeç, të jetë njeri i rregullt, familjar, pa vese të këqia alkoli bixhozi etj. Të jetë i ve do ishte më mirë, jo për tu tallur, vetëm për lidhje serioze. Lini numrin tuaj të telefonit në gazetë.
I përgjigjem intelektualit nga Korça me emrin Berti dhe i them të marrë numrin tim të telefonit në redaksi. Jam serioze dhe pretendoj per diçka serioze. Jam në pritje të telefonatës tuaj. Faleminderit.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Shqipëria e mesme 45 vjeçe kërkoj një mik të mirë. I interesuari të lërë numër telefoni për komunikim. Faleminderit.
Përshëndetje! Jam Etla nga Dibra e divorcuar me banim në Tiranë, dua të lidhem me një mashkull për martesë, të jetë serioz, mysliman nga mosha 40-45 vjeç, në gjëndje të mirë ekonomike, simpatik, elegant, respekte dhe faleminderit. I interesuari të përgjigjet në gazetë.
Jam Ela 38 vjeçe nga një qytet i madh, familjare, serioze shumë e hijshme bëj jetë bashkëshortore të rregullt por miqësia me një ekstra zotëri me moshë të pjekur të moshës 50-65 vjeç, që ka të gjitha kushtet për çdo gjë. Të jetë i bindur i urtë me një femër ndoshta do ja vlente një miqësi familjare. Gjithmonë sekreti të jetë mes meje dhe atij sepse këhstu ja vlen miqësia. Kush e pranon këtë miqësi të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim.
Përshëndetje, kam humbur kontaktet me një mikun tim që i përfundon nr. 579. Jam në merak nuk e di përse e ka të fikur telefonin, ndoshta e lexon dhe i them. Megjithëse vendimet janë të tuat, njeriu duhet të ketë kurajon ta shikoj tjetrin në sy. Mendoja se ekzistonin njerëzit përfekt por qenkam gabuar. Të uroj nga zemra të jesh i qetë, i arsyeshëm jo i stresuar. Ti e di ku më gjen. Me respekt Aida.
Jam Mira jetoj prej vitesh në Itali, jam 28 vjeçe, jam e ndarë, kam një fëmijë, kërkoj të njoh një mashkull serioz për martesë. Ju lutem vetëm të interesuarit të lënë numër telefoni në gazetë. Jam Ardiana 33 vjeçe kërkoj fatin e jetës. Kush është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Jam X vajzë me banim ne Tirane dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, neqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetem per nje lidhje serioze me nje person qe te jete: simpatik, me trup te rregullt, me arsim te larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjec. I interesuari te lere numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja leme takimit.