Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime & pershendetje…

Sot ka datëlindjen babai im, mbreti dhe heroi i fëmijërisë sime, Jashar Demiri, sot, mësuesi dhe doktori i jetës sime. Je nga ata njerëzit e rrallë që, edhe pse koha kalon, bëhesh më i bukur me sharmin dhe mënyrën e dobishme të jetës që bën. E di që sms dedikimesh merr çdo ditë nga fansat dhe klientët e tu, por unë jam ndryshe. Pa ty unë s’do të kisha mundur të ngrihesha kur jam rrëzuar, pa ty unë s’do të isha kaq e fortë. Më ke ushqyer me shumë stil dashurinë për jetën, duke më rritur me besimin te vetja. Unë mbaj mend kënaqësinë e madhe që merrja nga vlerësimet e tua. Tani akoma më angazhon t’u mësoj të tjerëve se çfarë është gjykimi i drejtë dhe unë kthej sytë vlerësoj veten dhe në moshën që jam sot, kuptova se kështu ti më paske dhënë dëshirën për jetën, dashurinë dhe gjykimin për veten. Me shumë finesë dhe stil ke bërë atë që unë dua ta bëj përmes fjalëve te fëmijët e mi. Më paske mësuar të jem edhe prind i mirë. Të dua shumë, prej teje jam kjo që jam dhe bëhem çdo ditë e më e mirë. Edhe 1000 vite të tjera të lumtura, babi im. Vajza jote, kuptohet.

 

 

Advertisement

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju…

– 1 Qershori më kujton kur punoja me fëmijët, si mësues apo drejtor i Shtëpisë së Pionierit. Akoma më ndjekin pas (dhe kështu do të vazhdojë të ndodhë) imazhet e tyre butësisht cfilitës, me atë pafajësi që është kyçi i gjithçkaje. Fare modestisht, uroj shumë lumturi, për fëmijët kudo që janë.

– Adhurimin për fëmijët në përgjithësi në këtë urim dua ta lokalizoj për fëmijët e mikut tim të shtrenjtë Flamur Hoxha. I kam parë vetëm një herë në makinën e babait të tyre dhe, Zot, ata m’u dukën si një përmbushje hyjnore, e brendshme, e vetë Flamurit. Kur them “tëpkë”, tëpkë, sytë e tij, që të tre! Ju uroj kaq fort gëzim e lumturi në këtë prag të 1 Qershorit. Atyre dhe fëmijëve të punëtorëve të fabrikës “KLER”.

– “Dua të këndoj, gjithë botën unë të lajmëroj. O miqtë e mi, më lindi një fëmijë”. Në fakt, këto vargje të këngës së famshme i kam për një fëmijë që është 9 vjeç, që është edhe ankthi edhe lumturia ime. Kjo “lule-gëzim”, që vrapon (o sa fort) që luan me top, që ndan gjithçka që i jep gjyshe Drita, me shoqet, quhet Ajli dhe është në klasë të dytë. Dhe ka 5 vjet që ma mbush ditën me gëzim kur e shoh. Të uroj Ajli që të dua si Sarën. U bëfsh 100 vjeçe, dobësia ime, ti goca e Nelit!

– Aty tek Akademia e Skencave, përveç profesor Gudarit, kam edhe plot miq të tjerë, por këtë urim modest për 1 Qershorin po thellë nga zemra, e kam për dy vajzat e Nevica Xoxes (dobësisë time) dhe mbeskën e Mimoza Agollit. Ishallah 1 Qershori i gjen mirë me shëndet dhe shumë të gëzuara.

– Xhep Tabaku, miku im i shtrenjtë gjithë jetën ka projektuar dhe zbatuar jetën e njeriut të ndershëm dhe familjes së lumtur dhe nipi i tij (që është kopja e tij, në fakt) i ka dhënë një nur të ri. Xhepi mundohet përditë aty te klubi t’i rrisë njohjen, forcën e imagjinatën, si çdo gjysh, kurse unë bëj detyren e mikut: Gëzuar festën e 1 Qershorit, o nipi i mikut tim, që tani je bërë edhe miku im! Të puth fort! Kur të vij në Lushnje, do të të sjell plot çokollata, që ti i do aq shumë.

– Janë dy mikesha të mijat, me dhunti të rralla të mrekullueshme: Erisa Xhixho dhe Artemisa Ozaj (Balushka) të cilat këtë 1 qershor e festojnë duke uruar fëmijët e të tjerëve. Lus zotin që 1 Qershori tjetër, t’i shohë duke shtyrë karroca, me bebusha të mrekullueshëm. Urime të dyjave.

– Të uroj fort ty, miku im i shtrenjtë Artan Hoxha, për 1 Qershorin e goces. Po, ti me atë humorin fin që keq, thua, se edhe ne të mëdhenjtë kemi nevojë për pak “1 Qershor”. Të përqafoj fort Tani dhe suksese aty te TBU-ja.

– Kam përshtypjen se quhet Arbor, djali i mikes time Bora Zemani. E kam parë në film, me foto, po jo ende nga pranë. Gjithsesi, uroj të rritet i bukur dhe i zhdërvjelltë si e ëma. Bora, e papërsëritshmja Bora!

– Urimet me natyrë tjetër po i filloj për mikun tim Gaz Demi, president i K.S. të futbollit “Partizani”. Edhe pse vete rrallë te lokali i tij, kjo gjë nuk më pengon të ndjek ecurinë e ekipit. Ashtu si e ndjekin edhe miq të tjerë të tij, ish-K/ministra, deputete, njerëz të thjeshtë, si Xakareli etj. Unë të uroj ty Gaz dhe stafin që e morët “Partizanin” copë-copë gati në gjendje kllapie dhe e çuat deri në nivelin që të përfaqësohet në Evropë. Kjo bashkë me Akademinë, është një gjë fort e vyer për sportin tonë. Urime nga zemra! Të fala Resulit.

– U ndodha para pak ditësh në fshatrat Stajkë dhe Shelqet të Shkodrës. U mrekullova se me sa respekt flisnin për ty, i dashur Tom Doshi, njerëzit atje. Jo pse je deputet, po për zemrën që ke. Duhet të dish që edhe Flamur Bërdëllima ndërron këmishat, që të jetë i pastër, por kurrë shokët që i ka zgjedhur vetë. Të përqafoj fort e puthi kalamajt, sidomos ata që i “kap” festa e 1 Qershorit si moshë.

– Kur të mora në telefon dhe më the, që “jam në Spaç“ për “Ditën e Kujtesës”, të thashë: “Bëji të fala F. Lubonjës”, ndërsa tani, po të uroj nga zemra, i dashur Bujar Leskaj, që je kaq i vëmendshëm për të ruajtur memorien tonë, edhe ndaj atyre filialeve të ferrit, që mbillnin kllapi dhe vdekje për shqiptarët. Të përqafoj fort, njeri i mrekullueshëm Bujar Leskaj!

– U bëmë për mall i dashur Akile Zisi! Kush e di sa do jenë rritur gocat, njëra më e zgjuar se tjetra, njëra më e bukur se tjetra. Një sens frenimi, një sens mase më pengon të vij shpesh aty dhe kudo, po 1 Qershori i fëmijëve, më shtyn të të uroj fort për shëndet dhe lumturi për të dyja vajzat e mrekullueshme që ke. Urime edhe ty në punë, i dashur mik!

– Ju kam parë jo një herë, të vini andej nga Liqeni, miqtë e mi, Artur Zheji dhe Ylljet Aliçkaj. Secili në punë të vet, po bashkë në zemrën time. Natyrisht, nuk vini të gjuani Mobi Dikun, po gjuetarë jeni. Gjuetarë të një jete me sportivitet, me jeshillek, me një zemër të fortë. Ju u uroj fort miq të mitë duke u uruar dhe 1 Qershorin, fëmijëve të mikut tim.

– Elidon Rugia, do dëshiroja fort që të bëheshin si i ati: Sa romantike, aq edhe realiste, me plane të qarta. Formula e sigurt e të qenit “njeri i kompletuar”. Urime!

 

Pershëndes zemrën time Nardin që e dua shumë. Të adhuroj pafund o lali, të kam jetë. Nga Xhelozja jote

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Heshtje...

Next Post

Kristi: Unë u tregova budalla. Tea s’duhet ta bëjë këtë...

Advertisement