Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Më qëllonin me pistoletë

– Kam parë në ëndërr sikur po më shtinin me pistoletë dhe më doli përpara mami, duke bërtitur: “Mos!”. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem?

– Do t’ju duhet të përballeni me një situatë për të cilën ju nevojitet të këshilloheni më parë me mamanë tuaj. Çfarëdo dyshimi apo pikëpyetjeje të keni këtë periudhë, bëni mirë të konsultoheni me mamanë.

Advertisement

 

Më puthi shoku

– Në ëndërr pashë sikur isha shtrirë në mes të rrugës. Afër meje ishte një autobus dhe një shoku im. Ai më puthte dhe më thoshte: “Zemra ime”. Pastaj kaloi babai im, i dha dorën shokut tim dhe mua më mori me vete.

– Duhet të keni kujdes që të mos i besoni asnjë fjale të bukur apo lajke që do t’ju bëhet në këtë periudhë. Ëndrra është e bukur, por ndonjëherë merr komplet kuptim tjetër. Në këtë rast, shfaqja e babait në ëndërr ju vjen si këshillë. Miratojeni për mirësjellje çdo gjë që ju thonë, por mos e merrni si plotësisht të vërtetë. Ju uroj fat.

 

Breshka

– Kur shikon në ëndërr breshkën, ç’do të thotë, ju lutem? Më e çuditshmja është se më dukej sikur breshka më përqeshte dhe kjo më ka lënë pa mend, se më dukej si ata filmat me kartona që të bëjnë të qeshësh.

– Është një ëndërr interesante dhe jo më kot thonë se “ku nuk të çojnë ëndrrat”. Breshka është një simbol i mirë. Pavarësisht se ne e shikojmë si diçka që ecën ngadalë në jetë, ajo në fakt përfaqëson diturinë, pjekurinë, durimin dhe fitoren. Gjithashtu, kur ju del breshka në ëndërr, ju këshillon ta merrni më ngadalë një situatë, një marrëdhënie apo një projekt, çfarëdo qoftë. E qeshura ka si mesazh që t’i merrni më me sportivitet disa probleme në jetë. Lërini të shkojnë dhe ju ecni në punën tuaj, sepse në fund, jeni ju që do të dilni fitimtar. Për momentin, thjesht duro dhe ec pak ngadalë, ashtu si breshka.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A përfitoj pension si i riatdhesuar?

Next Post

Cilat janë ushtrimet kardiovaskulare?

Advertisement