Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Seks në punë? Ja, rregullat që duhet të ndiqni

Disa njerëz e respektojnë me fanatizëm rregullin “Jo seks në punë”, por ka edhe nga ata që preferojnë t’i bëjnë më pikante orët e tyre të punës. Nëse i përkisni grupit të dytë, kemi ca këshilla për ju… Megjithëse nuk ka ligj që e ndalon seksin në zyrë, këshillohet një minimum rezervimi, që të mos bëheni lolo e gjithë kolektivit…

 

Gjeni vendin e duhur

Advertisement

Janë me fat ata që zotërojnë një hapësirë të mbyllur, me një portë! Ata mund të tërheqin aty partnerin/en e tyre për një seancë të shpejtë seksi. Të tjerët, viktima të tendencës “sipërfaqe të hapura”, duhet të shfrytëzojnë mënyra të tjera…

 

Shfrytëzoni ndërtesën

Kur të tjerët të mos jenë rrotull jush (gjatë drekës, në fund të ditës, etj), mund të bëni edhe pa komoditetin e një shtrati për të përfituar nga një pauzë seksi.

 

– Tavolina e punës

Pasi të keni hequr dokumentet e punës (nuk keni dëshirë të zhubrosni dosjen filan), mund të përfitoni nga këndi i penetrimit që ofron lartësia e tavolinës…

– Karrigia

Ulur rehat në të mund të përfitoni nga kënaqësitë e seksit oral dhe t’ia ktheni edhe atij me të njëjtën monedhë. Ju gjithashtu mund të “kalëroni” partnerin e ulur në një karrige pune, sidomos nëse ajo rrotullohet.

– Në dysheme

Ky është një vend klasik, që lejon të gjitha pozicionet. Megjithatë, kujdes nga fërkimi i tepruar i gjunjëve me tapetin. Përdorni një pallto apo një cohë për t’u mbrojtur nga këto gjëra të papëlqyera.

– Makina fotokopjuese

Një klishe e madhe! Në fund, të fundit, pse jo? Kjo mobilje, në pamje të parë jo seksi, paraqet të njëjtat përparësi si tavolina e zyrës. Tregohuni të pjekur dhe rezistojini tundimit për të fotokopjuar pjesët tuaja intime.

 

Vende të pazakonta

Është momenti të vini në punë imagjinatën dhe të largoni frikën. Ju do ta shihni se kënaqësia do të jetë edhe më e madhe…

 

– Shkallët e shërbimit/e daljes në rast rreziku

Këto shkallë janë të përdorshme, por përdoren rrallë dhe janë një vend ideal për të kënaqur një dëshirë që s’pret. Përgatituni për shumë akrobaci.

– Ashensori

Vendi i ngushtë, frika se mos të kapin në flagrancë dhe detyrimi që të veproni shpejt, marrin pjesë në suksesin e kësaj fantazie. Evitoni pozicionet e Kamasutrës, preferoni efikasitetin e një seksi të shpejtë. Kujdes, mos bëni shumë lëvizje! Nuk besojmë se keni dëshirë të rrëzoni ashensorin…

 

Zgjidhni partnerin e duhur

I bukur, inteligjent, xhentil, zbavitës, i pasur dhe shumë i dashuruar… Kujdes, i dashuri që keni zgjedhur në punë, nuk duhet të ketë vetëm këto kritere. Mundësitë e zgjedhjeve janë pa fund.

 

Partneri zyrtar

Partnerin e keni edhe koleg pune? Atëherë mos hezitoni të ndryshoni rutinën, duke i lënë njëri-tjetrit takime të nxehta brenda ndërmarrjes.

 

Një partner kalimtar

Stazhieri (më i madh në moshë), që ka ardhur nga një ndërmarrje tjetër dhe që nuk do të qëndrojë gjatë aty është kandidati ideal. Me siguri ai nuk do t’ua tregojë ngjyrën e mbathjeve tuaja kolegëve të tjerë kur të keni pushimin e drekës, disa javë më vonë…

 

Kolegu

Ju bashkëpunoni në mënyrë të shkëlqyer me njëri-tjetrin dhe, duke qëndruar me të tetë orë në ditë, sigurisht që nuk mund të qëndroni indiferente. Atëherë, pse të mos e hidhni këtë hap? Nëse doni një lidhje serioze, pse jo? Por, nëse bëhet fjalë vetëm për një dëshirë kalimtare, mendohuni mirë përpara. Kjo mund të ndikojë në marrëdhëniet tuaja profesionale dhe njëri nga ju mund të ushqejë ndjenja të njëanshme për tjetrin… Në këtë rast, situata do të ishte dramatike!

 

Shefi ose nëpunësi i varur prej jush

Terren i rrezikshëm. Raportet hierarkike zakonisht nuk përputhen me marrëdhëniet seksuale. Megjithëse eksitimi është i madh kur mendon se do të thyesh diçka të ndaluar, apo kur ushtron pushtetin tënd, është mirë të evitohet seksi me këta persona. Akuzat për ngacmim seksual ose se ke shkuar me shefin për të pasur përfitime, mund të dëmtojnë karrierën dhe besueshmërinë tënde.

 

Rregullat e arta të seksit në zyrë

  1. Tregohuni të rezervuar.

E kotë të hyni në gojën e thashethemexhinjve të zyrës.

  1. Evitoni shkëmbimin e emaileve të nxehta me “seks-kolegun”.

Një gabim dhe emaili juaj mund të përfundojë tek emaili i ndërmarrjes.

  1. Qëndrojini larg alkoolit.

Shpesh, festat e organizuara në ndërmarrje apo seminaret shoqërohen me pije alkoolike dhe mund të degjenerojnë shpejt. Të nesërmen, rrezikon të bëhesh më keq me dhimbje koke kur të zgjohesh pranë X-it, djalit më të shëmtuar të ndërmarrjes!

  1. Mos u zhvishni krejtësisht gjatë seksit.

Një këshillë e nevojshme në rastin kur ndonjë i paftuar mund të vinte papritur në vendin ku po bëni seks.

  1. Fikni dritat.

Jo sepse ju vjen turp, por për t’u evituar fqinjëve një pamje tridimensionale të anatomisë suaj.

  1. Mos lini asnjë gjurmë të asaj që keni bërë.

Merreni prezervativin dhe hidheni.

  1. Tregohuni e denjë.

Edhe sikur partneri juaj të jetë zhgënjyes, apo budalla, nuk keni pse ua thoni këtë të gjithëve. Kujtoni rregullin: Mos i bëj tjetrit atë që nuk do që të ta bëjnë ty!

 

Disa shifra

– Sipas një studimi britanik, të publikuar në një sit interneti, 61% e grave britanike mendonin se kolegu i tyre ishte seksi dhe kishin pasur marrëdhënie seksuale me të.

– Ka një sit pornografik amerikan që u është dedikuar krejtësisht videove të nxehta ku ngjarjet zhvillohen në vendin e punës http://naughtyoffice.com.

– Një sit australian tregon se një australian në pesë ka pasur marrëdhënie seksuale në punë.

– Seksi në zyrë zë vendin e dytë ndër fantazitë e preferuara të francezëve.

– Sipas Loik Rosh, doktor në psikologji dhe autor librash, duhen mesatarisht 4 muaj për të gjetur një partner seksual në zyrë, kundrejt 6-12 muaj në jetën e përditshme!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

4 arsye për të ikur me vrap nga burri donzhuan

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement