Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse nuk flet vajza ime?

– Doktor Selamiu, kam një vajzë 4 vjeçe së cilës nuk i ka ardhur akoma goja. Vetëm një herë e kam dëgjuar teksa thoshte “ma” dhe kaq. Televizor shikon shumë, luan pak me lodra dhe nuk është shumë e shoqërueshme me fëmijët e tjerë. I kam bërë të gjitha analizat dhe çuditërisht i kanë dalë shumë mirë. Ju lutem, më ndihmoni me një këshillë. Çfarë ka vajza ime?

Selami Deraj, psikopediatër: E nderuar zonjë, e kemi hasur edhe me parë një problem të tillë. Një fëmijë 4 vjeçar, mbështetur në një zhvillim psikomotor të mirë, duhet të dijë të flasë rrjedhshëm, të pyesë vazhdimisht e të jetë kurioz, të bashkëpunojë me familjarët e fëmijët e moshës së vet dhe të jetë i atletizuar mirë. Nisur nga kjo, le të themi që vajza juaj është e  disfunksionalizuar në një fushë të zhvillimit që është sektori i të folurit (pa e parë atë, vetëm me ç’thoni ju). Në këto mosha, për arsye të ndryshme, fëmijët që nuk kanë zhvillim psikik, inteligjent e motorik të mjaftueshëm, nuk flasin mirë. Edhe disa fëmijë të tjerë, që kanë mangësi paaftësinë për të folur mirë, që bëjnë gabime gramatikore, që janë tepër të lëvizshëm e të papërqendruar, që nuk shikojnë në sy, veçohen e mbyllen në vetvete, të quajtur fëmijë me çrregullim autik, ndeshen në këtë formë e në këtë moshë.

– Edhe paaftësia për t’u shoqëruar me të tjerë, sidomos me moshën e vet, për të luajtur si domosdoshmëri zhvillimi, ndeshet si në vonesat e zhvillimit inteligjent, paaftësitë e zhvillimit psikomotor, fëmijët me turbullimin autik dhe disa forma të tjera të paaftësive. Është tepër e nevojshme, madje e domosdoshme të bashkëbisedohet me ju, të bëhet vlerësimi psikiatrik fëminor, të vlerësohet zhvillimi i fëmijës në varësi të moshës, vlerësimi psikologjik e social për të vënë një diagnozë më të saktë e për të përcaktuar e programuar ndihmën që mund të jepet. Kjo ndihmë e dhënë, sa më shpejt të jepet në kohë, aq më rezultative është për fëmijën tuaj.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Më kanë dalë njolla e strija

Next Post

Më dhemb stomaku nga stresi

Advertisement