Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Poezia juaj…

Një grua

 

Njoha një grua, ish’ e martuar

Advertisement

Me flokë të verdhë e sy jeshilë

Harrova që isha i unazuar

Por jo të isha, me të xhentil

Në një sedilje të një makine

Na toku rasti një ditë Maji

Një përshëndetje disa shikime

Tek unë u ndez padashur faji

Qeshëm, bëmë goxha muhabet

Me gruan e tjetrit zura miqësi

Aty në sedilje u shkrua një jetë

Batuta humori me shumë çiltërsi

E dija që zemrën s’ia vidhja dot

E dinte që hapin unë s’e hidhja

Ndaj ne flasim sërish edhe sot

Tjetër rrugë s’mund të zgjidhja

Njoha një grua ish’ e bukur

Por shpirtin më të bukur kish

Me sy në zemër më pati ndukur

Mollë e ndaluar dashurish… Romeo Gegushi

 

 

Të dua, moj mike, të dua…

 

Të dua, moj mike, të dua,

Nga maja e flokut, në thua.

Jam marrëzisht i dashuruar,

Me të gjitha nazet e tua…

Më thuaj mike, më thuaj,

Përse je kaq e djallëzuar?

I mjeri unë, më ke tërbuar,

Kur të shoh duke kaluar…

Ah, sikur pak të më doje,

Një rreze dielli të më lëshoje,

Jetën do ma zbukuroje,

Një mijë vjet do ma zgjatoje.

Mike, më dëgjo, një herë,

Më thuaj se po vdes i mjerë,

O më mbaj, o më bëj lanet,

Se si qiriu po më tret…

Mike, të lutem, më prano,

Largësinë ti ma shkurto,

Më jep krahë në dashuri,

Të fluturojmë në qiell të dy!…  Luljeta Gjosha Pashollari

 

Kujtime të fshehur

 

Shumë gjëra thërrmohen e s’bëjnë thërrime

Ka zemra që grihen çdo ditë e nga pak

Si shkumës do t’fshihen me qindra kujtime

Por ka edhe kujtime që mbeten në gjak!

Ka gjëra që humbin diku brenda teje

Dhe bëhen ”sëmundje” kronike pastaj

Vërtiten me gjakun e fshehur ndër deje

Plagë e bejnë zemrën që s’mundet të qajë.

Ka grimca kujtimesh që kurrë nuk harrohen

Që kohën dhe ditët, dinë mirë t’i gënjejnë

Në mish e në kocka vullnetshëm strehohen

Plagë e bëjnë zemrën e shpirtin rrëmbejnë! Bledi Ylli

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Manuel Moskati: Një vajzë shqiptare më ka rrëmbyer zemrën

Next Post

Rovena Ibrahimi: Do t’i martoj të gjithë beqarët!

Advertisement