Ndoshta ky ka qenë momenti i duhur që këngëtarja Orinda Huta t’i kushtojë një dedikim mamasë së saj. Deri në atë moment nuk kishte preferuar që ta bënte publike, por duket se mendimin ia ka ndryshuar ditëlindja e së ëmës, që e ka bërë Orindën edhe më të ndjeshme. “Meqë fola për mamatë sot, duhet të them diçka për heroinën time. Topçja ime sot ka ditëlindjen! Bashkë i kemi fotot shumë të rralla dhe përqafimet mezi i lëshojmë. Jemi të dyja njëlloj në këtë pikë. Jemi zënë, jemi dashur pa u shprehur shumë. Jam fëmija që t’i ka shtuar më shumë rrudhat, por shkëlqimin e syve nuk e ke larguar. Jam e bekuar pafund me një mami si ti dhe me familjen që ke ndërtuar ti. Të dua çdo ditë, më shumë”. Një dedikim mjaft prekës ky i një vajze për mamanë, aq më tepër si në rastin konkret, ku duket se pas një marrëdhënieje jo dhe aq perfekte mama-bijë, ka ardhur përmirësimi…
Advertisement