Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Minibageta me majdanoz

Përbërësit:

Afro 450 gramë miell

250 ml qumësht

Advertisement

100 ml vaj

1 lugë kafeje sheqer

1 lugë kafeje kripë

1 lugë gjelle maja

1 vezë

 

Mbushja:

½ tufë majdanoz i grirë hollë

Djathë i grirë (dyfishi i sasisë së majdanozit)

1 qepë mesatare e grirë

Përziejini të gjitha dhe lërini mënjanë

 

Përgatitja

Ky është një brumë që nuk ka nevojë të punohet shumë. Në një tas të thellë, hidhet qumështi i vakët me sheqerin dhe majanë. Lihet të veprojë 10 minuta. Shtohet veza, vaji, kripa dhe përzihen. Shtohet mielli pak nga pak, derisa të formohet një brumë i butë, mbulohet me një pecetë të pastër dhe lihet derisa të dyfishojë vëllimin. Ndahet brumi në toptha të barabartë, afro 100 gramësh. Vihet mbushja në mes dhe rrotullohet mini bageta, derisa të marrë formën e vet, domethënë, e gjatë, e hollë, më e hollë në cepa dhe më e trashë në mes. Minibagetat vihen me radhë në një tepsi të lyer me vaj dhe lihen për 15 minuta. Bëhet një prerje në mes të minibagetës dhe lyhet nga sipër me një të verdhë veze. Piqen në furrë në 180 gradë celsius derisa të marrin ngjyrë të artë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

15 fakte interesante për tatuazhet

Next Post

Pesë arsye pse tradhtojnë burrat

Advertisement