Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Shkëndije Mujaj: Kanë fiksim të më kenë vetëm një herë në shtrat
Intervistë me vajzën që bën seks nëpërmjet internetit Do bëj këtë punë, derisa të gjej një burrë me lek!
Si na e dëmtojnë organizmin emocionet?

Intervistë me vajzën që bën seks nëpërmjet internetit Do bëj këtë punë, derisa të gjej një burrë me lek!

Bota e internetit është shumë e madhe dhe çfarë nuk ofron… Ne sot do të flasim me një vajzë që, nëpërmjet internetit, ofron… seks! Ajo është pjesë e forumeve dhe çateve të bisedimit virtual nga ku më pas, gjithçka e konkretizon në botën reale, duke bërë seks nëpërmjet pagesës. Shumë e trishtë kur e lexon, por kohët e fundit çfarë nuk na dëgjojnë veshët! Vajza ka dëshiruar të mbetet anonime dhe ne, sigurisht, e kemi respektuar dëshirën e saj, duke e bërë intervistën anonime, për të njohur fenomenin e kohërave “moderne”. Veç të tjerash, në këtë bisedë të bën përshtypje fakti që, nëse i flet për “mbrojtje në seks”, ajo përmend vetëm kontraceptivët (edhe prezervativët, ajo i quan kontraceptivë!), me pak fjalë, me mbrojtje, nënkupton vetëm mbrojtjen nga shtatzanitë. Ajo, as që e mendon se duhet të mbrohet edhe nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme e jo më ta praktikojë këtë gjë… Në këtë çat, ne njohëm virtualisht Tean…

 

– Përshëndetje Tea! Sa kohë ke që bën seks nëpërmjet rezervimeve këtu në çat?

Advertisement

– Përshëndetje gazeta “Intervista”! Këtë gjë tani e kam kthyer në punë dhe nuk e kujtoj mirë momentin e parë, por andej nga viti i dytë bachelor kam nisur…

– Mund të na e shpjegosh me më shumë detaje se si funksionon seksi online?

– Unë hap adresën vvvvvv.parajsachat.com dhe aty zgjedh opsionin e çatit. Më del një tabelë që të çon në çat dhe të kërkon një pseudonim. Unë hyj me pseudonime të ndyshme, për shembull, “VajzXsex” ose “CamarrokeHot” etj. Aty shkruaj në dritaren kryesore, aty ku shkruajnë të gjithë e pasi më lexojnë, më vijnë mesazhe në privat. Nga biseda unë pastaj zgjedh se me kë dua të flas dhe i vlerësoj.

– Por si e provojnë ata që ti je femër?

– Unë zgjedh se me kë prej tyre dua të flas. Pasi i pyes për punën e gjëra të tjera që të shoh edhe se cili prej tyre ka mundësi të paguajë, të mos më ikë edhe mua koha kot. Unë kam një adresë Skype, me pseudonimin tim dhe aty përzgjedh e u tregoj veten dhe pjesët e trupit. U lë edhe numrin tim të telefonit.

– Dhe…

– Më pas mbajmë kontakte 2-3 ditë, flasim në Skype, telefon ose Facebook. Në rast se ma lypin, u kërkoj të më tregojnë lekët direkt në skype dhe t’u bëjnë fotografi. Shumica janë nga rrethet. Kur vijnë në Tiranë, zgjedh gjithmonë një vend publik për të pirë kafen, ku shoh nëse i ka marrë lekët me vete. Më pas shkojmë në hotel.

– Sa janë tarifat e tua?

– Po variojnë… nga 5000 lekë të reja deri në 15.000, se e kam trupin yll dhe vetë jam e mbajtur. Ka raste, kur jam në sezon provimesh në master ose kur dua të blej diçka, që u kërkoj edhe më shumë. Pastaj, varet edhe nga sa kohë kalojnë ata me mua. I llogaris edhe me orë.

– Përdor masa mbrojtëse?

– Po, po, gjithmonë me kontraceptivë. Kur ka ndonjë bos që e ka bezdi, edhe në atë rast ka kontraceptivë kokrra. Jam gjithnjë e kujdesshme, por edhe klientët sot janë të zgjuar.

– Me çfarë moshash shkon përgjithësisht?

– Mosha të reja… Unë vetë jam 23 vjeçe dhe tepër të vjetër nuk i kam qejf. Me të rinj bëhet qejfi më mirë dhe me energji. (Qesh)

– Po me mosha të mëdha, nuk shkon kategorikisht?

– Tashi… mosha të mëdha shumë shumë jo. Më i madhi më ka qëlluar 45 vjeç, por ishte i paraqitshëm. Ma prishi mendjen se pagoi shumë.

– Si i përzgjedh ti ata me të cilët do të bësh seks?

– E para e punës këtu ka shumë kategori njerëzish, nga më banalët. Duhet të jesh shumë e kujdesshme, por unë ngaqë jam zhgënjyer shumë herë, i dalloj, i psikologjis tani. Menjëherë sapo shohin që ke pseudonim femre, të dërgojnë mesazhe “të hëngsha p***in , të bëfsha këtë” etj. Ka edhe shumë baballarë singëll e të ndarë. Ata janë bisha fare. Janë shumë të uritur.

– The që je zhgënjyer shumë herë…

Më saktë, jam gënjyer se vinin lloj-lloj, prenotonin dhe nuk kishin lekë. Ndryshe hiqeshin e ndryshe dilnin, por qëkur i bëj takimet në publik, me shumë njerëz vërdallë, nuk kanë çfarë të bëjnë. Ose tani, për shembull, kohët e fundit, u kërkoj në skype 2 orë para se t’i takoj, që të më tregojnë lekët.

– Tea, ti për çfarë studion dhe a është Tea emri yt i vërtetë?

– Dëgjo! Ramë dakord që unë nuk do të thoja asgjë nga vetja, as edhe ku studioj! Jo, Tea nuk është emri im i vërtëtë. Mund të them që jam nga Berati, studente, por jetoj në Tiranë.

– Ti e bën këtë punë për veten tënde apo ke tutor?

– Uuuu larg qoftë! Ka shumë që kanë tutor, por unë s’jam nga ato. Unë jam mbi 18 vjeçe dhe e bëj këtë me kënaqësi. Nuk e bëj shpesh sepse e hedh grepin te shtresat e larta e sa herë kam nevojë për lekë. Ka dhe nga ajo kategori që ju thoni, por jo, nuk jam aq rëndë. Minimumi në 2 muaj mund të kem 3 djem për seks, siç i dua unë.

– Pse e bën këtë gjë, vetëm për lek?

– Po, normale, ka raste që jam tepër hollë… Nuk do vdes për bukë në Tiranën e shtrenjtë! Kështu, blej gjëra të shtrenjta. Ka pasur raste, siç ishte për shembull një vlonjat, që më mori edhe me pushime. Kënaqesh. Kur je e bukur, pse të mos e shfrytëzosh?! E di që do të më paragjykojnë shumë këtu, pasi ta lexojnë…

– E mban mend herën e parë kur e bërë këtë gjë nëpërmjet internetit?

– Ëhë, herët e para kisha ende komplekse e “turp”, por tani kjo gjë më ka kaluar. Si fillim, mua ma tregoi një shoqja ime që kishte qenë në Amerikë. Ajo më tregoi për Tinderin, një rrjet social ku njihesh nëpërmjet fotove. Më pas, lidhesh me djalin e preferuar. Shumë të virgjëra e bëjnë këtë! (Qesh)

– Cilat rrjete përdor ti për t’u lidhur me dikë për seks?

– Lidhen vetë ata… Shyqyr që kemi trupin që nuk na ka rënë. Pastaj, edhe pak gjimnastikë është kjo punë… (Qesh) Më shpesh përdor Badoo dhe çatin Parajsa, si dhe vvvvvv.international-chat.org. Aty zgjedh random, pastaj flamurin shqiptar dhe lidhem me kamera me djem direkt.

– Ke frikë?

– Tani, normale që kemi ndonjëherë, por ndjenja e eksitimit e mposht frikën!

– Mendon se të rinjtë shqiptarë e praktikojnë shpesh këtë metodë?

– Normale që po. Pastaj më mirë këtë, sesa të lënë nam rrugëve. Ju keni kohët e fundit edhe rastin e atij gazetarit të Top Channelit, që ta mësoni se sa në modë është kjo gjë. Unë kam pasur shumë VIP-a, por absolutisht nuk i tregoj me emra se jam e sigurtë që do pyesësh. Dua të ruaj anonimatin. Unë në internet bëj edhe seks virtual, e praktikoj shpesh. Ata që duan të më shohin, më transferojnë lekë ose më japin numrat e kartave të telefonit që më blejnë, ose më mbushin llogarinë time bankare etj.

– Cilët paguajnë më shumë në këto lloj njohjesh?

Mua më kanë rënë disa të fuqishëm që kanë qenë kosovarë, por që ishin emigrantë në Angli, Zvicër, e nëpër Suedira e Gjermanira e kështu shtetesh. Madje ka pasur edhe nga ata që e kemi bërë treshe. Në internet ka shumë vend edhe për fantazi. Më kanë pagujt edhe hotele të shtrenjta. Këta kanë paguar më shumë.

– Po të drejtohem me pseudonimin Tea, si ti m’u prezantove… Të uroj shumë siguri në këto që bën dhe faleminderit që e ndave me ne këtë trend të ri. Nuk po u hyjmë anëve të shumta negative, pasi ti nuk doje të flisje për to, ndaj dua të të pyes vetëm se deri kur do ta ushtrosh ti këtë gjë?

– Sa të mbaroj shkollën e lartë. Të mbledh edhe lekët për ndonjë mik për një vend pune ose sa të ngecemi te ndonjë burrë me lekë. Faleminderit dhe, është e vërtetë që ka shumë gjëra negative, por unë jam në moshë madhore dhe nuk jam minorene ose dhe si raste të tjera që janë dhënë nëpër televizione. Unë e bëj kur të më teket. Ju uroj edhe juve gjithë të mirat.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shkëndije Mujaj: Kanë fiksim të më kenë vetëm një herë në shtrat

Next Post

Si na e dëmtojnë organizmin emocionet?

Advertisement