– Doktoreshë Rezarta, kam një problem me djalin tim 1 vjeçar, të cilit i kruhen shumë sytë, bile në këtë periudhë, i janë skuqur shumë. E kam dërguar te doktori, i cili më ka thënë që  s’ka asgjë, është thjesht alergjike dhe i kalon vetë, por mua kjo gjë më shqetëson. Më thoni, ju lutem, ku të drejtohem dhe çfarë të bëj? Një nënë e shqetësuar.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste:E nderuar zonjë, sipas përshkrimit të situatës së syve të djalit tuaj, unë dal në konkluzionin që ai vuan nga një sëmundje okulare, e cila quhet conjuctivit alergjik akut. Për këtë sëmundje ka mjekim specifik, të cilin e jep mjeku okulist, pasi i kryen fëmijës suaj një vizitë të hollësishme. Paraprakisht, mund të përdorni:

– Ketoftil colyr 3 x 2 pika në secilin sy.

– Ketoftil gel 3 lyerje në secilin sy, por 1 ose 2 orë pas pikave. Ndërkohë, duhet t’i aplikoni fëmijës në sytë e mbyllur kompresa të ftohta me copa akulli ose garza me ujë të ftohtë dhe të eliminoni ekspozimin e saj në ambientet me lule. Nëse situata nuk përmirësohet, mund ta sillni për vizitë në Poliklinikën Qendrore. I uroj shërim të shpejtë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here