Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Google mund të shkatërrojë njerëzimin!

Kontrollimi i inteligjencës artificiale është një çështje mbijetese për njerëzimin. Astronomi i famshëm dhe profesori i Universitetit të Kembrixhit, Stefen Houking, ka paralajmëruar para disa ditësh për rrezikun se makinat mund të bëheshin më inteligjente se njerëzit. Kjo, sipas tij, mund të vinte në rrezik gjithë specien njerëzore. Houkingu është shprehur në Konferencën Zeitgeist, në Londër se: “Kompjuterat do t’ua kalojnë njerëzve për nga inteligjenca në më pak se 100 vjet. Kur kjo të ndodhë, ne duhet të sigurohemi se objektivat e kompjuterave do të jenë të njëjtë me tanët”. Stefen Houking, i prezantuar si njeriu më inteligjent i epokës sonë, i kishte dërguar në fillim të vitit një letër të hapur sipërmarrësit amerikan, Elon Musk, duke i pohuar se zhvillimi i inteligjencës artificiale duhet mbajtur nën kontroll. “E ardhmja jonë varet nga një garë mes fuqisë në rritje të teknologjisë dhe diturisë me të cilën e përdorim”, kishte shkruar ai. Për Houkingun, njerëzit sot shqetësohen para së gjithash për faktin se kush e kontrollon inteligjencën artificiale, por me kalimin e kohës, pyetja e vërtetë është të mësohet nëse inteligjenca artificiale mund të kontrollohet apo jo.

Inteligjenca artificiale mund të përcaktohet si aftësia e makinave për të arsyetuar. Ajo ka potencialin për të transformuar gjithë botën dhe përbën një objekt kërkimesh dhe progresi të vazhdueshëm, të kryer sidomos nga gjigandët e teknologjisë, si Google dhe Facebook. Inteligjenca artificiale është ende në një verson rudimentar në objektet teknologjike që në përdorim çdo ditë. Për Houkingun, shkencëtarët dhe specialistët e teknologjisë nuk duhet të shpikin gjëra që nuk mund t’i kontrollojnë më vonë. Ata duhet të koordinojnë progreset e inteligjencës artificiale dhe të komunikojnë mes tyre vazhdimisht në këtë fushë, në mënyrë që të evitojnë daljen jashtë kontrollit tonë.

Elon Musk, themelues i Paypal, Tesla dhe SpaceX, shkon edhe më larg. Ai ka frikë se mos Lerri Pejxh, bashkëthemelues i Google, mund të krijojë një ditë një ushtri robotësh që do të shkatërrojnë njerëzimin. Dhe ai e ka shumë seriozisht “Jam shumë i shqetësuar për këtë subjekt, pohon ai. Google ka blerë një gjysmë dyzine shoqëri të specializuara në fushën e robotikës, por ne nuk e dimë me saktësi për çfarë qëllimi”…

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Çfarë të bëj për të marrë kompensim papunësie?

Next Post

Superstrada ruse që do të lidhë Britaninë me SHBA-në

Advertisement