Jam me banim ne Tirane dhe origjine nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm per nje lidhje serioze me nje person qe te jetë: simpatik, me trup te rregullt, me arsim të larte, i sinqerte, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, mosha 46-52 vjec. I interesuari të lërë numer telefoni vetem ne gazete. Per sqarime me te hollesishme ja lëmë takimit.
Jam një zonjë 50 vjeçe nga Tirana, burri ka vite që më ka vdekur. Dua të lidhem me një shok të dij të ruaj sekretin. Mund të lini numrin tuaj të telefonit që të komunikojmë dhe të njihemi sëbashku. Faleminderit.
Jam një zonjë e divorcuar kërkoj një person nga mosha 45-50 vjeç për lidhje martesore, e theksoj vetëm për martesë dhe serioz. Personi të jetë larg veseve të këqia dhe të jetë zotëri serioz se ashtu jam dhe vetë. I interesuari të më shkruaj në adresen time të emailit: bbora744@yahoo.com
40 vjeçe e ndarë për shkak të kushteve, po detyrohem të shkruaj këtu me besimin se mund të gjej një njeri të mirë për martesë nga mosha 45-48 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë për komunikim. Faleminderit.
Jam një zonjë 40 vjeçe nga Vlora e divorcuar pa fëmijë, kërkoj një person të moshës deri 49 vjeç i divorcuar ose edhe i ve, për të bashkëjetuar atje ku banon ai, pasi për fëmijë nuk e garantoj, sepse mua më janë prerë mundësitë për të lindur, por të mos jetë nga fshati. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një femër serioze e divorcuar me banim në Tiranë 39 vjeçe, dua të lidhem me një mashkull për martesë, të jetë gjer në moshën 48 vjeç. Të jetë nga cdo vend i botës, por të jetë i mirë serioz i ndershëm, i dashur, simpatik të jetë shumë i respektueshëm. Faleminderit për mirëkuptimin, respekte nga Atlanta. I interesuari të më shkruajë në gazetë.
Liana i lutet personit që të lërë numër telefoni tek intervista pasi ju e keni më të lehtë. Faleminderit për mirëkuptimin.
Jam Iva i përgjigjem zotërisë me nr. në fund 811, jam femër serioze dhe dua lidhje serioze për martesë, dua të kaloj jetën dhe jo për të kaluar kohën. Të vlerësoj se je person i mirë dhe serioz, pavarësisht se ke pasë një arsye tjetër që të flasim njëri-tjetrit, të uroj shëndet dhe respekt. Pres përgjigje në gazetë.
Jam krenare për origjinën që kam për kampionin e botës që na ka nderu ane e mbanë. Dua të lidhem me një mashkull serioz, të jetë familjar nga Tirana, Italia ose Greqia, i ndarë mosha 45 vjeç.