Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Urime

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

– Të thuash se “ishuj” të një qytetërimi elitar gjen kudo në Shqipëri (pra, jo vetëm në metropole), kjo nuk përbën lajm. Ndofta i tillë ishte emocioni im, aty tek auto-grilli “Kastrati”, në Reps të Mirditës. Arkitektura, cilësia e naftës, ushqimi, shërbimi dhe madje edhe përgjegjësi, dashamirësi dhe njohës të librave të mi. Të lumtë, Shefit Kastrati! Në fakt, fjalë të mira dëgjova edhe për Shefqetin, vëllanë tënd, nga Hasan Halili, kryetar i Bashkisë-Kukës. Urime të gjithëve!

– Sa herë vij në mjediset e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë dhe… ti nuk je aty, mërzitem, fillimisht. Pastaj mendoj se ti je diku pranë një biznesi, në një takim, duke qëndruar me dinjitet përballë sfidave shumë ritmike të ekonomisë. Kështu të uroj të jesh përherë, i dashur Nikolin Jaka, dinamik, njerëzor dhe sidomos: Vizionar!

Advertisement

– Më erdhi mirë, i dashur Bujar Leskaj, kryetar i KLSh-së, që në analizen e menaxhimit të financave për periudhën 2014-2015 nga Ministri i Financave, u nxor dukshëm roli i KLSh-së që ti drejton. Urime nga zemra ty dhe stafit aq profesionist që ke!

– Vij për të të takuar ose ty Naim, ose ty Roza dhe gjej gjithnjë ndonjë “haber” të ri: Kështu, djali juaj i vogël, paska filluar futbollin. Unë do të doja basketboll, por zgjedhjet janë personale. Epo, ishalla, pas ca vitesh, kemi në superligë pra kombëtare (pse jo!) një futbollist aq shtatlartë, sa djali juaj! Urime!

– Çuditërisht e drejtonte miku im Defrim Methasani gazetar sportiv në TVSh, por unë e pashë te Tirana TV ceremoninë e titullimit tënd “Qytetar nderi i Zall-Dardhës”, i nderuari mjeshtri i sportit Rasim Shira! Uroj që gjithë jetën ta mbash mendjen dhe zemren te bashkëfshatarët e tu. Urime!

– Safet Gjicin, vërtet e dua si vëlla, po në më të shumten e herës, aty te bar “Kevin”, takoj vëllain e tij Ladin, me të cilin gjithashtu shkëmbej biseda të ngrohta për sportin, fitoren e vëllait në Bashkinë Kamëz, etj. Të uroj të mbetesh gjithnjë po kaq njerëzor, i dashur Ladi! Me njerëz si ti, ke qejf të bësh bisedë. Urime!

– Kur të botohet ky numër, do jemi pranë 1 Majit. Kjo datë mua së pari më kujton mjediset direkte të punës fizike, ndaj uroj mikun tim Tonin Aliaj për kushtet e mrekullueshme që u ka krijuar punëtorëve. Gëzuar 1 Majin!

– Luan Leka është brenda këtij urimi të ngrohtë me rastin e 1 Majit. Në fakt, ai drejton “EHV”-në dhe ujin Qafë-Shtama. Urimi im modest shkon për punëtorët e këtyre fabrikave dhe familjeve të tyre.

– Patjetër që brenda këtyre urimeve është edhe kolektivi i “Mare Adriatik”, që drejtohet nga fisniku Mark Babani. Urime dhe jetë të gjatë.

– Aty tek “AIBA” jam bërë si i shtëpisë, ndaj këtë urim e kam përtej Agronit dhe Armandit, për punëtorët e pularisë dhe fabrikës së plehut cilësor. Gëzuar nga zemra 1 Majin!

– Ëmbëlsira: Fabrika “Kler”, kolektivi i rrobaqepësisë dhe i shtrenjti miku im, Flamur Hoxha. Nga zemra, “Gëzuar 1 Majin”.

– Tani, i dashur Paulin, ti ke detyra të tjera, por fabrika e këpucëve është po aty, e patundur, me ato punëtore simpatike (që vijnë shpesh me biçikleta në punë). Atyre u uroj “Gëzuar 1 Majin”.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Vajzat kerkojne djem...

Next Post

Njoftime nga Greqia

Advertisement