Luleshtrydhja është fruti i stinës. Përveçse të freskëta, ato janë shumë të mira për të bërë ëmbëlsira, si tiramisu, tarta me luleshtrydhe, sharlotë, etj. Ja, cilët janë përbërësit që nevojiten për tiramisunë:
Përbërësit
1 pako biskota savoiardi
1 kuti pana e ëmbël 500 ml me 30% yndyrë
1 kuti maskarpone 250 ml
Reçel frutash pylli
Qumësht për të njomur biskotat
250 gr luleshtrydhe
Përgatitja
Në fillim rrahim panën derisa të bëhet marengë dhe e përziejmë me maskarponen. Lagim një nga një biskotat savoiardi me qumësht, në të cilin kemi hedhur një lugë reçel frutash pylli dhe i vendosim në një tepsi të thellë (formën zgjidheni vetë). Shtrojmë një shtresë biskotash dhe lart hedhim gjysmën e kremit të përgatitur, më pas përsëri një shtresë biskotash dhe në fund, e mbulojmë me gjysmën e kremit që ka ngelur. Mbi të vëmë luleshtrydhet e prera bukur. E lëmë në frigorifer për nja tre orë dhe është gati të konsumohet.