– Kam një pyetje për instruktorin tuaj, ndaj do t’ju lutesha të më ktheni përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam dobësuar sepse kam mbajtur dietë, por më kanë rënë shumë vithet. S’më pëlqen aspak vetja, sidomos kur vesh pantallona. Ju lutem, më tregoni disa ushtrime që mund t’i bëj për të tonifikuar vithet. Faleminderit dhe pres përgjigje këtë javë, nëse është e mundur.
Mario instruktor: – E nderuar vajzë, siç e kam thënë edhe më parë, dietat mund t’ju dobësojnë, por kanë shumë anë negative, sidomos në shëndet, por edhe tek ajo çfarë keni shkruar ju vetë. Ju varet mishi, lëkura dhe duhet një punë shumë e madhe me stërvitje më pas për të tonifikuar gjithë fizikun. Do t’ju sugjeroja të regjistroheshit në palestër, ku të ndiqni një program tonifikimi dhe force, gjithmonë duke u konsultuar me instruktorin. Nëse nuk keni mundësi të shkoni në palestër, mund të bëni edhe ushtrime për vithet (squat) vetë në kushte shtëpie.
– Bëni kërcime në vend me hapjen e duarve dhe të krahëve dhe arrini deri në përkuljen e gjunjëve. Pra, bëni kërcime pupthi në vend për 20-60 sekonda.
– Ushtrim tjetër është të bëni gërshërën, me një këmbë të përthyer përpara dhe tjetrën të shtrirë sa më shumë pas. Këtë bëjeni 2 gjer në 3 seri nga 12-20 përsëritje për secilën këmbë.
– Bëni ulje-ngritje në vend me këmbët e hapura sa gjerësia e këmbëve dhe shpinën drejt, 2-3 herë me nga 15-20 seri.
Nëse shkoni në palestër, ndiqni këto ushtrime që shikoni në fotografitë e ilustruara, kuptohet, me pesha të vogla, si fillestare që jeni, gjersa të arrini forcën dhe tonifikimin e duhur si të këmbëve, ashtu edhe të vitheve. Këto ushtrime do t’ju ndihmojnë shumë në forcimin e vitheve dhe të këmbëve njëkohësisht.
Advertisement